Flash News

Bota

Agjencia Evropiane e Barnave miraton pilulën e parë kundër Covid-19

Agjencia Evropiane e Barnave miraton pilulën e parë kundër

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të enjten se kishte miratuar pilulën anti-COVID-19 të Pfizer Paxlovid, duke u bërë ilaçi i parë antiviral i autorizuar për përdorim në Bashkimin Evropian.

"Komiteti i EMA për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor (CHMP) ka rekomanduar dhënien e një autorizimi për ilaçin oral antiviral Paxlovid," tha rregullatori i BE-së në një deklaratë, shkruan Euronews.

EMA rekomandoi "autorizimin e Paxlovid për trajtimin e COVID-19 tek të rriturit që nuk kanë nevojë për oksigjen shtesë dhe që janë në rrezik të shtuar që sëmundja të bëhet e rëndë". Antiviralët funksionojnë duke reduktuar aftësinë e një virusi për t'u riprodhuar, duke frenuar kështu sëmundjen.

Ata priten me padurim sepse janë të lehta për t'u administruar dhe thjesht mund të merren në shtëpi me një gotë ujë. Pfizer tha në dhjetor se Paxlovid uli pranimet në spital dhe vdekjet tek njerëzit në rrezik deri në 90 përqind kur merret në ditët e para pas shfaqjes së simptomave.

Të fundit