Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Aksidentet në punë: Barra shëndetësore dhe morale u mbetet punëtorëve

Në javën e parë të shtatorit, në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, një punëtor ndërtimi ra nga lartësia dhe humbi jetën. Ai ishte 66 vjeç.
Rreth një muaj më përpara një tjetër punëtor, 58 vjeç, ndërroi jetë në një kantier ndërtimi në afërsi të Liqenit të Thatë në Tiranë pasi ra nga lartësia.
Këto janë vetëm dy nga tetë rastet e aksidenteve në punë në sektorin e ndërtimit, të cilat kanë përfunduar me humbje jete gjatë vitit 2024 në Shqipëri.
“Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë,” është vepra penale për të cilën shumë përfaqësues të kompanive të ndërtimit janë vendosur në akuzë, teksa ky sektor mbetet me numrin më të madh të aksidenteve.
Ilia Baxho, inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH), tha për Citizens.al se deri në muajin tetor të vitit 2024 u raportuan 138 aksidente në punë, prej të cilave 26 me pasojë vdekjen.
Sektori i ndërtimit vijoi të ishte problematik me 28 aksidente, duke tejkaluar aksidentet e minierave (26).
Më tej u raportuan më shumë aksidente në ndërmarrjet prodhuese (17), në tregti, bare dhe restorante (17), energjitikë (4), transport (2) dhe financë (1), ndërsa në kategorizimin “aktiviteteve të tjera” përfshihen 43 aksidente.
Sipas Baxhos, për shkak të numrit të punonjësve, shifrat më të larta të aksidenteve i ka sektori i shërbimeve, mirëpo “sektorët më me risk ngelen minierat, ndërtimi, energjetika”.
Sipas të dhënave të ISHPSHSH, prej vitit 2018 e deri në tetor 2024 në ndërtim janë aksidentuar 235 punëtorë, prej të cilëve 64 prej tyre humbën jetën.
Sipas Eridi Sherifit, avokat i angazhuar me çështje të aksidenteve në punë, zbatimi i rregullave të sigurimit teknik lë për të dëshiruar.
“Në Kodin Penal është e parashikuar shkelja e rregullave të sigurimit teknik në punë. Ku punëdhënësi mban përgjegjësi edhe penale për rregullat që duhet t’u mundësojë punëdhënësve që ata të mos dëmtohen gjatë kryerjes së detyrës,”, u shpreh Sherifi.
Në Tiranë, numri i lejeve të ndërtimit është rritur vitet e fundit. INSTAT raportoi se gjatë vitit 2023 u dhanë 1,672 leje të reja ndërtimi. Ndërsa për vitin 2024, deri më tani janë miratuar 665 leje.
Sipas avokat Sherifit, për shkak të qëllimit për të realizuar sa më shpejt punën në kantier me qëllim dorëzimin nga nënkontraktorët te porositësi, shpesh anashkalohet “Kodi i Punës”.
“Mbajnë punëtorët tej orareve, ndoshta nuk u japin as pushimin që ju takon gjatë drekës sikundër përcaktohet, dhe çdo bëjnë?! Lodhja bën të vetën, stresi i punës po ashtu, që jepi, të mbarojmë sa më shpejt. Duke u bërë disa elementë bashkë jemi para faktorit të riskut që këta të pësojnë aksidente,” argumenton Sherifi.
Gertjana Hasalla, nga Qendra për të Drejtat në Punë shprehet se respektimi i protokolleve të sigurisë është i munguar.
“Për shkak të mungesës së burimeve financiare ose për të kursyer në kostot operacionale, disa punëdhënës anashkalojnë pajisjen e duhur të punëtorëve me mjete mbrojtëse ose shkurtojnë trajnimet për sigurinë. Gjithashtu, edhe ndërgjegjësimi për të respektuar protokollet e sigurisë nuk është i nivelit të duhur,” thekson Hasalla.
Sipas saj, është detyrë e Inspektoriatit të Punës që të bëjë monitorimin e kompanive dhe institucioneve në lidhje me zbatimin e masave të sigurisë.
“…megjithatë mungesa në staf dhe numri i pamjaftueshëm i inspektorëve në terren i hap rrugë abuzimit”.
Njëjtë mendon edhe avokati Sherifi.
“Pra [ISHPSHSH] duhet të jetë më vigjilent dhe të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme në ato pozicione pune që janë me risk të lartë për jetën, siç janë kantieret e ndërtimit apo edhe minierat”.
Me vite në gjykata për të marrë dëmshpërblimin
Prej 29 vitesh Asqeri Çupi punon në minierën e Bulqizës pa shkëputje.
“Në tetor 1995 kam filluar punë për herë të parë, 19 vjeç,” rrëfen Çupi.
Gjatë periudhës së tranzicionit miniera kaloi nën menaxhim të koncesionarëve të ndryshme.
Në fillim ishte Darfo, pastaj Deco Metal dhe më vonë, pas vitit 2013 Albchrome, e cila deri në dhjetor 2021 u zotërua nga grupi Balfin i sipërmarrësit Samir Mane. Prej vitit 2022 kompania zotërohet nga turqit e Yildirim.
Asqeriu, tregon se ka punuar disa pozicione nga shkarkues vagonash, në vagonist, sinjalist e më vonë në transport të brendshëm në manovrim.
“Pasi nisëm grevën [2019], kompania e zotit Mane, disa kolegë të tjerë i pushoi nga puna, ndërsa mua më dënoi, më çoi vagonist në nivel të 6-të,” shprehet Çupi.
Mirëpo, në vitin 2015, teksa kryente dy procese pune atë të sinjalistit dhe manovratorit pësoi një aksident.
“Duke ngritur vagonin dëmtova dorën e djathtë. Fraktura të rënda [të gishtërinjve], aktualisht e kam edhe sot, sakat dorën, [me tre gishta jofunksional],” tregon minatori.
Ai tregon se iu desh të kryente dy ndërhyrje në dorë me shpenzimet e veta, pasi kompania ku punonte nuk iu përgjigj.
“Shkova me buxhetin tim, me lekët e mia, bëra ndërhyrjen e dytë te Trauma në Tiranë. Vendosa dy tendina, tendinat u bllokuan dhe dora përsëri nuk funksionoi. I shkova shefit të burimeve njerëzore të kompanisë, për heqjen e shpenzimeve, nuk mu përgjigj. Unë vetëm i kam thënë që bashkë do të shihemi në gjyq”.
Sipas avokatit Eridi Sherifi, sektori i minierave ka një policë sigurimi për aksidentet në punë, e cila është një kontratë sigurimi që çdo punonjës i minierës nënshkruan kur nis punën.
“Kur flasim për dëmshpërblim të aksidenteve në punë, kur bëhet fjalë për një lëndim, janë të mbrojtur vetëm ajo kategori punonjësish që ka një policë sigurimi për aksidentet personale në punë, që shteti kryesisht e ka rregulluar vetëm për sektorin minerar”.
Sipas tij, këtë kontratë deri më tani e ka sektori i minierave dhe zjarrfikësit, me një vlerë maksimale prej 6 milionë lekësh dëmshpërblim, nëse punonjësi humb jetën.
Asqeriu hapi gjyq tre vite pas aksidentit, pasi kompania e sigurimeve me të cilën bashkëpunonte miniera ku ai punonte i caktoi një dëmshpërblim prej 240 mijë lekësh, shumë e papërfillshme sipas tij për lëndimin që kishte marrë.
Pas nëntë vitesh, në dhjetor 2023, Gjykata e Tiranës vendosi dëmshpërblimin e plotë të tij bashkë me kamatë-vonesat.
Mirëpo ende sot procesi mbetet i hapur, pasi ai nuk ka arritur të marrë dëmshpërblimin e plotë sikurse i caktoi gjykata, duke përfituar vetëm një pjesë të shumës, rreth 18.000 euro.
Sipas Gertjana Hasalla, procesi për të marrë dëmshpërblim është i ndërlikuar dhe i zgjatur në kohë.
“Kërkon prova të forta. Mungesa e mbështetjes ligjore, kostoja e procedurave dhe mungesa e dokumentacionit të plotë për punëtorët shpesh i bën proceset më të vështira, duke i penguar që të marrin dëmshpërblimin e duhur,” argumenton Hasalla.
Sektorët me më shumë aksidente
Ndërmarrjet prodhuese, ndërtimi dhe miniera mbeten sektorët me numrin më të lartë të aksidenteve në punë në pesë vitet e fundit.
Për periudhën 2019-2023 u raportuan:
209 aksidente në sektorin prodhues
181 aksidente në ndërtim
120 aksidente në miniera
“Ishim duke punuar si skllevër, në kushte barbare. Nuk kishim siguri, se përndryshe s’do vriteshin punëtorët. Sa veta kanë humbur jetën…” kujton Çupi.
Ndërsa tanimë, situata është e rënduar për shkak të mungesës së punëtorëve.
“Nuk ka punëtorë, edhe pagesa edhe të gjitha. Unë vetë mbuloj tre vende pune: pompist, sinjalist, manovrator,” përfundon ai.
Sipas Gertjana Hasalla nga Qendra për të Drejtat në Punë, në sektorët me rrezikun më të lartë ka edhe shkelje më të shumta të të drejtave të punëtorëve.
“Orët e gjata pa pagesë ose pushime të mjaftueshme. Mungesa sigurisë dhe pajisjeve mbrojtëse, trajnimeve të vazhdueshme për ndërgjegjësimin mbi sigurinë, shëndetin në punë, pagat e ulëta dhe vonimi i dhënies së tyre,” janë disa nga shkeljet qe Hasalla solli në vëmendje.
Inspektorati i Punës tha për Citizens.al se për shkak të sigurisë gjatë tre viteve të fundit ka marrë:
406 masa pezullimi pune ndaj kompanive të ndërtimit
38 masa pezullimi pune ndaj kompanive minerare
30 masa pezullimi pune ndaj kompanive të sektorit prodhues
Inspektrori Ilia Baxho thekson se këshilla e përhershme ndaj punëtorëve është të mos nisin punë nëse nuk u vihen në dispozicion pajisjet mbrojtëse nga punëdhënësi.
“Ka raste që firma nuk i plotëson kriteret, por ka dhe raste që firma ofron pajisjet mbrojtëse dhe punëtorët nuk i respektojnë. Përsëri firma ka detyrimin që t’i bëjë ata t’i përdorin. Në çdo rast kemi dalë në fushata ndërgjegjësuese si për subjektet dhe punëtorët,” argumenton Baxho.
Sipas avokatit Sherifi është shumë e rëndësishme që të identifikohen pozicionet e punës me rrisk të lartë.
“Nuk mund të hipësh një punëtor mbi 50 vjeç me tension, në kat të 10-të se do të të bjerë. Pastaj e ke fajin ti! Leji një punë tjetër më të lehtë. T’ju thuhet këtyre pronarëvë përpara, që këtë personin ta punësosh diku tjetër jo te kati i 10-të dhe t’i bëjë me polica sigurimi të detyrueshëm në këto vende pune,” shprehet Sherifi.
“Përgjithësisht faji i ngelet të dëmtuarit”
Kur një punëtor lëndohet, dhe si pasojë mbetet pa punë, e vetmja e ardhur që ka është pensioni që përfiton nga “Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore” që ka derdhur ndër vite, i dhënë përmes KEMP-it deri në mbushjen e moshës për daljen në pension.
Sipas avokatit Sherifi, përgjithësisht në aksidentet e punës faji i mbetet të dëmtuarit.
“Rasti që po merrem tani është në gjyq. Kompania e sigurimit ka ofruar 2 milion e 700 mijë lekë të vjetra, është tallje. Klienti im është minator dhe ka pësuar një dëm të konsiderueshëm, ka thyer këmbën dhe çdo brinjë,” sjell në vëmendje avokat Sherifi.
Për Gertjana Hasallajn barra e fajit në rast aksidentesh bie mbi punëmarrësin, si pasojë e pakujdesisë apo mosrespektimit të rregullave të brendshme të sigurisë.
“Realisht, përgjegjësit kryesorë duhet të jenë punëdhënësit, veçanërisht kur nuk kanë zbatuar masat për sigurinë. Këto përfshijnë sigurimin e veshjeve mbrojtëse, pajisjeve dhe ambjenteve dhe trajnimin e vazhdueshëm në lidhje me sigurinë,” thekson Hasalla.
Sipas avokat Sherifit, “që të kërkosh dëmshpërblim duhet të dënosh dikë“.
“Që ti kërkosh shpërblim dëmi kompanisë ku ke qenë i punësuar, duhet të bësh fajtor njërin mes inxhinierit apo administratorit dhe nëse nuk e bën fajtor njërin nga këta, thotë, ai [kompania e sigurimeve], ke qenë vetë fajtor, nuk të shpërblej unë. Pra praktikisht, je i humbur në gjyq”.
Sipas avokatit pjesa më e madhe e rasteve i atribuohet faji viktimave. Në këto kushte organizimi sindikal mbetet me rëndësi për punëtorët.
Teksa kujton se sipas ligjit, në kompanitë me mbi 50 punonjës sindikatat duhet të bëhen pjesë e “Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”, Gertjana Hasalla thekson se e vetmja mënyrë se si mund të mbrohen më mirë punonjësit është që sindikatat të shndërrohen në zë kolektiv i tyre në përcjelljen e shqetësimeve dhe mbrojtjen e të drejtave./ Citizens.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38