Flash News

Bota

Akuza Washingtonit? Turqia refuzon ngushëllimet e SHBA për sulmin në Stamboll

Akuza Washingtonit? Turqia refuzon ngushëllimet e SHBA për sulmin

Turqia nuk pranoi ngushëllimet e SHBA-së për vdekjen e gjashtë personave në një sulm me bombë në Stamboll për të cilin Ankaraja fajësoi një grup militant kurd të jashtëligjshëm.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shpesh akuzon Uashingtonin për furnizim me armë për luftëtarët kurdë në Sirinë veriore, të cilësuar si "terroristë" nga Ankaraja.

"Ne nuk e pranojmë mesazhin e ngushëllimit të ambasadës së SHBA. Ne e refuzojmë atë," tha ministri i Brendshëm Suleyman Soylu.

Sulmi me bombë nga një grua la 6 persona të vdekur, ndërsa plagosi 81 të tjerë në një zonë këmbësorë.

Të fundit