Flash News

Bota

Akuza për spiunazh për llogari të Britanisë, Irani ekzekuton ish-zëvendësministrin e Mbrojtjes

Akuza për spiunazh për llogari të Britanisë, Irani ekzekuton

Alireza Akbari, një shtetas britaniko-iranian, i cili më parë ka shërbyer si zyrtar i lartë i mbrojtjes në Teheran, është ekzekutuar, tha media shtetërore iraniane herët të shtunën.

Mizan, një agjenci lajmesh i lidhur me gjyqësorin iranian, tha se ai ishte varur pa dhënë detaje se kur ndodhi ekzekutimi. Më parë tha se Akbari ishte dënuar me vdekje për kryerjen e aktiviteteve spiunazhi në emër të MI6, shërbimit të inteligjencës së jashtme britanike, shkruan CNN

Akbari, i cili kishte shtetësi iraniane dhe britanike, u arrestua në vitin 2019 dhe u dënua për spiunazh për Britaninë e Madhe, të cilën ai e mohoi. Britania e Madhe i kishte kërkuar Iranit të ndalonte ekzekutimin dhe ta lironte menjëherë atë.

Kryeministri britanik Rishi Sunak dënoi ekzekutimin, të cilin ai e përshkroi si "një akt të pashpirt dhe frikacak, të kryer nga një regjim barbar pa respekt për të drejtat e njeriut të popullit të tyre".

Zyra e Jashtme në Londër tha më parë se kishte lobuar në Teheran për lirimin e Akbarit, por nuk iu dha akses konsullor. Irani nuk njeh shtetësi të dyfishtë.

Të fundit