Flash News

Bota

Akuzohet për sulme terroriste, Rusia lëshon urdhër arresti për shefin e inteligjencës ushtarake ukrainase

Akuzohet për sulme terroriste, Rusia lëshon urdhër arresti

Një gjykatë në Moskë lëshoi sot një urdhër për arrestimin e kreut të inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov, duke akuzuar shefin e spiunazhit për organizimin e "sulmeve terroriste" brenda Rusisë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Mediat e huaja citojnë gjykatën të thoshte se Budanov akuzohej për vepra të lidhura me terrorizmin dhe kontrabandën e armëve. Masa kundër tij u njoftua "në mungesë", në një pranim të dukshëm se Budanov nuk mund të ndalohet menjëherë.

Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë vitin e kaluar, një numër shpërthimesh kanë goditur infrastrukturën ruse, deponitë e armëve dhe objektet ushtarake. Rusia ka fajësuar Ukrainën për shumë nga sulmet, ndërsa Kievi as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përfshirjen e saj.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) e quajti më parë Budanovin si organizatorin e një shpërthimi që dëmtoi urën që lidh Rusinë me gadishullin ukrainas të aneksuar të Krimesë në tetor.

Të fundit