Flash News

Bota

Akuzohet për spiunazh, Julian Assange nuk do të ekstradohet në SHBA

Akuzohet për spiunazh, Julian Assange nuk do të ekstradohet në

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange nuk do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendim ky i marrë nga një gjykatë në Londër.

Gjykata hodhi poshtë kërkesën për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin mendor të Assange dhe rrezikun e vetëvrasjes në SH.B.A. 49-vjeçari kërkohet për publikimin e mijëra dokumenteve të klasifikuara në 2010 dhe 2011.

SHBA pretendon se rrjedhjet e informacionit thyen ligjin dhe rrezikuan jetë njerëzish. Assange ka luftuar ekstradimin dhe thotë se çështja është e motivuar politikisht, shkruan BBC.

Autoritetet amerikane kanë 14 ditë në të cilat mund të paraqesin një apel dhe pritet ta bëjnë këtë.

Gjyqtarja Vanessa Baraitser tregoi provat për vetëvrasjen dhe tha se "Të krijon përshtypjen e një njeriu të dëshpëruar që ka frikë për të ardhmen".

Kujtojmë se Assange, përballet me akuzat për spiunazh dhe publikimin e dokumenteve sekrete ushtarake, gjatë luftërave në Afganistan dhe Irak, dhe kërkesa për ekstradim vjen nga SHBA.

Të fundit