Flash News

Bota

Akuzohet se zbuloi informata mbi luftën/ Rrjedhja e dokumentave nga Pentagoni, identifikohet “spiuni” 21-vjeçar

Akuzohet se zbuloi informata mbi luftën/ Rrjedhja e dokumentave nga

Dy zyrtarë amerikanë kanë konfirmuar për median NBC News se zbuluesi i dyshuar i dokumenteve të inteligjencës amerikane është Jack Teixeira, një anëtar 21-vjeçar i Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts.

Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti për të diskutuar një hetim në vazhdim, thanë se ata kanë qenë në kontakt me të për disa kohë dhe se një arrestim është i pashmangshëm.

Dokumentet e klasifikuara nga Departamenti i Mbrojtjes u gjetën në internet muajin e kaluar, por mbetet e paqartë se sa kohë kishin qenë dokumentet në internet dhe numri i përgjithshëm që janë postuar.

U zbuluan detaje të spiunimit të SHBA-së mbi përpjekjet e luftës së Rusisë në Ukrainë, vlerësime sekrete të fuqisë luftarake të Ukrainës, si dhe mbledhjes së inteligjencës për aleatët e Amerikës, duke përfshirë Korenë e Jugut dhe Izraelin.

 

Të fundit