All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Aleati i Putinit: Tashmë Rusia po lufton NATO-n në Ukrainë

All - Paragraf - 1

Aleati i Putinit: Tashmë Rusia po lufton NATO-n në Ukrainë

Një nga aleatët më të ngushtë të Presidentit Vladimir Putin ka thënë se Rusia tani po lufton aleancën ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA në Ukrainë.

All - Paragraf - 3

"Ngjarjet në Ukrainë nuk janë një përplasje midis Moskës dhe Kievit, ky është një konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe NATO-s, dhe mbi të gjitha Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë", tha Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev.

“Planet e perëndimorëve janë që të vazhdojnë ta copëtojnë Rusinë, dhe përfundimisht thjesht ta fshijnë atë nga harta politike e botës”, shtoi Patrushev në një intervistë.

Ish-spiuni sovjetik që e njeh Putinin që nga vitet 1970, është një aleat i linjës së ashpër dhe shihet si një nga njerëzit e paktë që mund të ndikojë te presidenti rus.

Të fundit