Flash News

Bota

Alexei Navalny, Greta Thunberg dhe OBSH nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

Alexei Navalny, Greta Thunberg dhe OBSH nominohen për Çmimin Nobel

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg janë në mesin e të nominuarve për Çmimin Nobel për Paqe vitin 2021.

Reuters shkruan se mijëra njerëz, duke filluar nga anëtarë të parlamenteve në mbarë botën e deri tek ish-fituesit kanë mundësinë që të propozojnë kandidatë për këtë çmim.

Ligjvënësit norvegjezë kanë nominuar laureatët eventual çdo vit, që nga viti 2014, me përjashtim të vitit 2019. Ndërkohë për ligjvënësit norvegjezë, të nominuarit përfshijnë Greta Thunberg, Alexei Navalny dhe OBSH me programin COVAX, i cili siguron qasje të drejtë në vaksinat kundër Covid-19 për vendet e varfra.

Komiteti Norvegjez i Nobelit, i cili vendos se kush e fiton çmimin, nuk komenton për nominimet, duke mbajtur të fshehtë për 50 vjet emrat e emëruesve dhe të nominuarve të pasuksesshëm. Por nominuesit mund të zgjedhin të zbulojnë zgjedhjet e tyre.

Thunberg u emërua si një nga "zëdhënësit kryesorë në luftën kundër krizës së klimës", me grupin e fushatës që ajo bashkë-themeloi, Fridays for Future.

Navalny, i emëruar nga akademikë rusë, u emërua për "përpjekjet e tij për një demokratizim paqësor të Rusisë", nga ish-ministri norvegjez Ola Elvestuen.

Beteja kundër Covid-19 është në qendër, duke përfshirë një nominim për aleancën e vaksinave GAVI.  

               

Të fundit