Flash News

Bota

Analiza e CNN/ Një luftë e zgjeruar në Lindjen e Mesme do të ishte fatkeqësi, por ajo ende mund të shmanget

Analiza e CNN/ Një luftë e zgjeruar në Lindjen e Mesme do të

Ankthi shtohet çdo ditë se një luftë e gjerë në Lindjen e Mesme mund të shpërthejë nga flakët e luftës Izrael-Hamas në Gaza.

Ne ndiejmë dhe kemi frikë prej tij”, tha ministri i Jashtëm libanez Abdallah Bou Habib për Christiane Amanpour të CNN këtë javë.

Ne nuk duam ndonjë përshkallëzim në luftë. … Ne nuk na pëlqen një luftë rajonale sepse është e rrezikshme për të gjithë. E rrezikshme për Libanin, e rrezikshme për Izraelin dhe vendet që rrethojnë Izraelin”, tha ai, duke shtuar, “Një luftë rajonale është e keqe për të gjithë”.

Por e vetmja gjë që mund të shmangë një fatkeqësi të tillë është se një konflikt më i gjerë mund të mos jetë në interesat jetike kombëtare të asnjë prej fuqive të mëdha të rajonit.

Të enjten, për shembull, SHBA kreu një sulm në Bagdad ku  vrau një udhëheqës të një milicie të mbështetur nga Irani që Uashingtoni e fajëson për sulmet kundër personelit amerikan në rajon. Trupat amerikane në Irak dhe Siri, janë përballur vazhdimisht me sulme me raketa dhe dron nga përfaqësuesit e Teheranit.

Luftimet po intensifikohen midis Izraelit dhe një grupi tjetër pro-iranian, Hezbollahut, përtej kufirit me Libanin. Në një shenjë tjetër alarmante, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant të enjten i tha të dërguarit amerikan Amos Hochstein se koha po mbaronte për të krijuar një "realitet të ri" në kufirin verior të Izraelit për të lejuar banorët atje të kthehen në shtëpitë e tyre. Ndërkohë, Izraeli dyshohet se ka kryer një sulm ndaj liderit të lartë të Hamasit, Saleh Al-Arouri, në Bejrut, duke shkaktuar zemërim në mesin e udhëheqësve të Hezbollahut që kontrollojnë zonën ku ai u vra.

Në një tjetër incident alarmues, forcat amerikane këtë javë fundosën tre varka që i përkisnin rebelëve Houthi në Detin e Kuq, pas një serie sulmesh ndaj anijeve tregtare. Komanda Qendrore tha se helikopterët amerikanë u qëlluan në fillim dhe vepruan në vetëmbrojtje. SHBA dhe rreth një duzinë aleate kanë nisur një grup pune detar për të mbrojtur anijet tregtare në korsi detare kritike në zonë pasi disa firma të transportit dërguan anijet e tyre në një rrugë më të gjatë dhe më pak ekonomike rreth Afrikës.

Të fundit