Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza e REL: Erdogan kundër Kilicdaroglu, kë do të zgjedhë Turqia?

Pozita strategjike e Turqisë dhe rëndësia e saj si lidhje midis Evropës dhe Azisë kanë bërë që bota t’i presë me padurim rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në këtë vend.
Presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan, do të përballet kokë më kokë me rivalin e tij të opozitës, Kemal Kilicdaroglu, në balotazhin e 28 majit.
Në rrethin e parë, më 14 maj, Erdogan ka siguruar 49.51 për qind të votave – qartazi më shumë se Kilicdaroglu me 44.88 për qind, por, për të fituar garën plotësisht, duhen më shumë se gjysma e votave.
Erdogan është shprehur i bindur se do të dalë fitues në rrethin e dytë.
“E kemi tejkaluar konkurrentin më të afërt në zgjedhje me 2.6 milionë vota. Unë besoj se kjo shifër do të rritet shumë më lart në rezultatet përfundimtare”, ka thënë Erdogan.
Me rezultatin e arritur, Erdogan ka dëshmuar se sondazhet e opinionit kanë qenë gabim. Shumë sondazhe parazgjedhore kanë treguar se rivali i tij është në rrugë të duhur për të fituar që në rrethin e parë. Për më tepër, ai ka pasur mbështetjen e një grumbulli partish me orientime të ndryshme.
Kilicdaroglu ka kërkuar nga mbështetësit që “të mos dëshpërohen” dhe të marrin pjesë në rrethin e dytë të zgjedhjeve.
“Të rinj, çohuni dhe zhdukeni dëshpërimin. Ata që e duan atdheun e tyre, shkojnë në kuti të votimit. Ne do të luftojmë deri në fund dhe do të fitojmë patjetër”, është shprehur Kilicdaroglu.
Sinan Ogan, pretendenti i tretë presidencial, ka fituar 5.2 për qind të votave, të cilat mund të jenë vendimtare për rezultatin final. Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë shenjë se nga do t’i orientojë mbështetësit e tij.
“Ne do të bëjmë çmos që ky proces të jetë i mirë për kombin dhe vendin tonë. Në këtë moment nuk po e them se do të mbështesim njërën apo tjetrën parti”, ka thënë Ogan.
Zgjedhjet në Turqi po ndiqen ndërkombëtarisht për të parë drejtimin që do të marrë vendi. Nën sundimin 20-vjeçar të Erdoganit, anëtarja e NATO-s ka kultivuar marrëdhënie më të ngrohta me Rusinë, është bërë më pak laike dhe ka anuar kah autoritarizmi, me kontroll të madh mbi media dhe gjyqësor.
Qeveria e Erdoganit ka akuzuar, po ashtu, Perëndimin se ka bërë komplot për ta rrëzuar atë, ndërsa kandidatura e Turqisë për anëtarësim në BE ka kohë që është ngrirë. Kilicdaroglu, i cili ka një qëndrim më pro-perëndimor, ka premtuar se do ta riorientojë vendin si një demokraci dhe se do t’i përmirësojë marrëdhëniet me aleatët e NATO-s.
Në pyetjen se çfarë do të thoshte fitorja e Kilicdaroglut për Turqinë, Emre Erdogan, profesor i shkencave politike në Universitetin Bilgi të Stambollit, shprehet kështu për Exposenë:
“Para së gjithash pluralizëm. Me vite të tëra, Qeveria e Erdoganit ka vepruar si moniste, duke e paraqitur veten si përfaqësuese të vetme të kombit. Fitorja e kandidatit opozitar do të sillte më shumë hapësirë për diversitet dhe pluralizëm. Ky do të ishte ndryshimi i parë i rëndësishëm.
Pastaj, liritë civile do të shtoheshin po ashtu, liria e shprehjes, liria e mendimit… Qeveria e Erdoganit, si rezultat i qeverisjes 20-vjeçare, ka lidhje të ngushta edhe me organizata biznesore, me disa kompani dhe disa konglomerate. Kjo, qartazi, do të ndryshonte”.
Në aspektin ndërkombëtar, fitorja e mundshme e Kilicdaroglut do të sillte po ashtu ndryshime, thotë për Exposenë Louis Fishman, ligjërues i historisë së Lindjes së Mesme në Kolegjin e Bruklinit. Me Kilicdaroglun, sipas tij, Turqia do të përpiqet t’i përmirësojë lidhjet e saj me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.
“Me fuqinë që ka Erdogani, gjithsecili do të ishte i lumtur të shihte largimin e tij – mendoj në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, sepse ata kanë marrëdhënie të tensionuara me të dhe duan një fillim të ri. Por, Rusia në anën tjetër, do të mërzitej nga largimi i tij. Erdogani dhe presidenti rus, Vladimir Putin, ka 5-6 vjet që mbajnë marrëdhënie shumë, shumë të ngushta”, thotë Fishman.
Më 14 maj, turqit kanë votuar edhe për 600 ulëset e Parlamentit. Edhe në këto zgjedhje, partia e Erdoganit ka kaluar mirë, duke fituar shumicën. Profesori Emre Erdogan thotë se presidenti ka arritur t’i kthejë gjërat në favor të tij, përkundër situatës së rënduar ekonomike, me inflacion dhe papunësi të lartë, dhe përkundër pasojave shkatërruese të tërmeteve të shkurtit.
Sipas tij, mesazhi i Erdoganit për të vënë interesat e sigurisë kombëtare përpara sfidave ekonomike, ka bindur një pjesë të konsiderueshme të mbështetësve të tij konservatorë dhe nacionalistë. Emre Erdogan nuk pret befasi më 28 maj.
“Natyrisht, Erdogani duket se është në avantazh, sepse ai është shumë afër 50-përqindëshit. Partia e tij ka marrë shumicën edhe në Parlament. Ai do ta shfrytëzojë këtë çështjen e stabilitetit [institucional] dhe do të kërkojë nga votuesit t’i japin mbështetje partisë së njëjtë, si në Parlament, ashtu edhe në Presidencë”, thotë Erdogan.
Edhe Louis Fishman, nga Kolegji i Bruklinit, mendon se opozita do ta ketë shumë të vështirë në balotazh.
“Qeveria e Erdoganit ka ardhur në pushtet 20 vjet më parë. Në vitin 1999 ka ndodhur një tërmet masiv, ekonomia ka qenë e tmerrshme. Kështu që Erdogan i ka formulat. Në të njëjtën kohë, ai përdor edhe kartën nacionaliste, e cila është pompuar vërtet”, thekson Fishman.
Fishman thotë se një rol të madh në prag të balotazhit do të luajnë edhe mediat, të cilat kryesisht kontrollohen nga Qeveria e Erdoganit.
“Nëse i shohim mediat, një natë përpara zgjedhjeve, Erdogan është shfaqur në 25 kanale, ndërsa Kilicdaroglu në vetëm dy ose tre kanale. Po flas për kanalet kryesore që shihen në Turqi. Natën e zgjedhjeve, ndërkaq, kemi pasur një agjenci kryesore që vazhdimisht e tregonte Erdoganin në pozicion më të mirë seç e paraqisnin sondazhet në fillim. Pra, edhe kjo është demoralizuese”, thotë ai.
Vëzhguesit evropianë të zgjedhjeve kanë thënë se procesi i votimit në Turqi ka qenë përgjithësisht “i organizuar mirë”. Por, presidenti aktual ka pasur një “avantazh të pajustifikuar”, duke përfshirë mbulimin e njëanshëm mediatik”, ka thënë Koordinatori Special i OSBE-së, Michael Georg Link.
Si profesori Erdogan, ashtu edhe Fishman paralajmërojnë se fushata para balotazhit mund të jetë e egër. Përpara votimeve të 14 majit, Erdogan ka përçmuar opozitën, duke thënë se mbështetet nga Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit. Kilicdaroglu ka thënë se Erdogan ka dështuar të arrijë rezultatin që ka dashur, pavarësisht se ka bërë “shpifje dhe fyerje” ndaj opozitës.
Analistët thonë se si Erdogan, ashtu edhe Kilicdaroglu i kanë sytë tani te votat që ka fituar kandidati i tretë. Derisa Sinan Ogan pret ofertat që mund t’i bëhen nga Qeveria ose opozita, analistët thonë se ish-deputeti nacionalist ka një ideologji që i përshtatet më mirë aleancës së Erdoganit.
Fitorja do t’i jepte Erdoganit mandatin e tretë. Herë si kryeministër, herë si president, ai ka qenë në pushtet qysh në vitin 2002. Kjo do të thotë se ai ka udhëhequr vendin më gjatë se çdo president turk dhe madje shumë sulltanë otoman.
Fitorja e Kilicdaroglut, në anën tjetër, do të simbolizonte dëshirën e një pjese të madhe të elektoratit për ndryshime. Qytetarët turq do t’u drejtohen kutive të votimit edhe në fund të marsit të vitit të ardhshëm, për zgjedhjet lokale. Dy partitë kryesore të opozitës në të kaluarën, kanë propozuar kandidatë të përbashkët, duke ia dalë të fitojnë postet e kryebashkiakëve në zonat kryesore metropolitane.
Analistët thonë se ndarja e mundshme e opozitës do t’i mundësonte partisë së Erdoganit të zgjeronte kontrollin e saj edhe në bashkitë e mëdha, si Stambolli dhe Ankaraja. Në SHBA, senatori Chris Murphy, anëtar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ka thënë se Turqia do të jetë një partnere jetike e SHBA-së, pavarësisht se kush do ta udhëheqë këtë vend./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38