Flash News

Bota

Anija ruse shkatërrohet në Detin e Zi

Anija ruse shkatërrohet në Detin e Zi

Më herët sot në mëngjes, u raportua nga mediat e huaja se në qytetin port të Berdyansk ka rënë zjarr. Por vetëm pak minuta më parë, ushtria ukrainase thotë se një anije ruse në portin jugor është shkatërruar.

Anija ruse shkatërrohet në Detin e Zi

Fotot dhe videot e ngjarjes janë shpërndarë në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm. Media britanike Sky News ka lokalizuar dhe verifikuar këto imazhe në qytetin port të Berdyansk. Zëvendësministri i Mbrojtjes tha se anija mund të mbante deri në 20 tanke, 45 transportues të blinduar të personelit dhe 400 parashutistë.

Anija ruse shkatërrohet në Detin e Zi

Kujtojmë se sot do të mbahen tre takime të NATO-s, G7-ës dhe BE-së dhe thuhet se priten sanskione më të ashpra ndaj Putin dhe Rusisë. Kjo është hera e parë që tre takime të tilla ndodhin në një ditë.

Të fundit