Flash News

Bota

Antony Blinken: Forcat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë

Antony Blinken: Forcat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar se trupat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë. Kjo deklaratë është bërë nga sekretari amerikan i shtetit. Antony Blinken tha se administrata Biden mori përcaktimin zyrtar pas një "shqyrtimi të kujdesshëm" të burimeve publike dhe të inteligjencës.

Ai shtoi se SHBA do të ndajë informacionin e saj me aleatët, partnerët dhe institucionet ndërkombëtare të ngarkuara me hetimin e pretendimeve për krime lufte. Njoftimi i tij vjen përpara një takimi midis liderëve të NATO-s për luftën në Ukrainë, i cili do të mbahet nesër.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Biden tha po ashtu - për herë të parë - se Putin është një kriminel lufte. Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga autoritetet ruse dhe vetë Putin.

Të fundit