Flash News

Bota

Aplikimi i dozës së tretë, përfaqësuesit e Pfizer pritet të takohen me zyrtarët e lartë të shëndetësisë amerikane

Aplikimi i dozës së tretë, përfaqësuesit e Pfizer

Kompania Pfizer ka bërë me dije se ka në plan të takohet me zyrtarë të lartë të shëndetësië amerikane për të diskutuar mbi autorizimin e dozës së tretë, raporton AP. Pfizer po diskuton aplikimin e dozës së tretë për të rritur imunitetin ndaj Covid-19.

Eksperti i shëndetësisë amerikane Anthony Fauci nuk e përjashtoi mundësinë, por tha se ishte shumë shpejt për qeverinë të rekomandonte një dozë tjetër. Ai tha se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe FDA bënë gjënë e duhur javën e kaluar që refuzuan aplikimin e dozës së tretë.

Fauci tha se studimet klinike dhe të dhënat laboratorike ende nuk e kanë vërtetuar plotësisht nevojën për një përforcues të vaksinave aktuale.

Aktualisht vetëm rreth 48% e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar. Disa pjesë të vendit kanë norma shumë më të ulta të imunizimit, dhe në ato vende varianti Delta po rritet.

Të fundit