Flash News

Bota

Armëpushimi 36-orësh i Putinit, Zelenskyy: Dredhi për të fituar kohë

Armëpushimi 36-orësh i Putinit, Zelenskyy: Dredhi për të

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka reaguar pasi Vladimir Putin vendosi një armëpushim 36 orësh me rastin e Krishtlindjeve ortodokse. Zelenskyy refuzoi ta besonte këtë, duke e quajtur një ‘dredhi’ të Putinit për të ndalur përparimin e ushtrisë ukrainase në rajonin lindor të Donbasit dhe për të lejuar Moskën të sjellë më shumë trupa.

Urdhri nuk specifikonte nëse armëpushimi do të zbatohej si për operacionet sulmuese ashtu edhe për ato mbrojtëse nga Rusia dhe nuk ishte e qartë nëse Rusia do të kundërpërgjigjej nëse Ukraina vazhdon të luftojë.

Duke folur qartë në rusisht dhe duke iu drejtuar Kremlinit dhe rusëve në tërësi të enjten në mbrëmje, Zelenskyy tha se Moska e kishte injoruar në mënyrë të përsëritur planin e paqes të Kievit.

“E gjithë bota e di se si Kremlini përdor ndërprerjet në luftë për të vazhduar luftën me forcë të re”, tha Zelenskyy.

Lufta do të përfundonte, tha ai, kur trupat ruse të largoheshin nga Ukraina ose të dëboheshin.

Instituti për Studimin e Luftës tha se njoftimi i papritur i armëpushimit të Putinit ishte "një taktikë informacioni e qëllimshme" e krijuar për të portretizuar Ukrainën si agresore dhe një pauzë në luftime tani do të përfitonte kryesisht forcat ruse.

Burimi: AL Jazzera

 

Të fundit