Flash News

Bota

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump paraqitet në gjykatë

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump paraqitet në gjykatë

Arrestohet ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ai u vu në pranga, pasi ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit në Manhatanin e poshtëm, shkruan CNN

Trump pritet të marrë gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, megjithëse është ende e paqartë nëse do të merret fotografia e tij. Më pas, ai do të sillet në një sallë gjyqi, ku do të gjykohet – një paraqitje që pritet të jetë e shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA.

Çfarë pritet të ndodh?

Dita e parë e këtij procesi pritet të jetë e shkurtër – zotit Trump do t’i merren shenjat e gishtave, ai do të mësojë aktakuzën e plotë kundër tij dhe pritet të deklarohet i pafajshëm.
Republikani Donald Trump do të bëhet ish presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale.
Udhëheqësi i 45-të i Shteteve të Bashkuara, i shoqëruar nga pjesëtarë të Shërbimit Sekret, do të largohet nga “Kulla Trump” në drejtim të Gjykatës së Manhatanit.
Policia e Nju Jorkut është gati për protesta të mundshme nga ana e mbështetësve të zotit Trump, të cilët besojnë se aktakuzat kundër tij, janë të motivuara politikisht dhe synojnë të dobësojnë përpjekjet e tij për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë më 2024.
Ish presidenti 76 vjeçar e ka ushqyer këtë bindje të mbështetësve të tij dhe është munduar ta shfrytëzojë këtë situatë në avantazhin e tij politik, duke deklaruar se ka mbledhur 8 milionë dollarë në më pak se një javë nga aktakuza, të cilën ai e quan “gjueti shtrigash”.
Në sallën e gjyqit në Manhatan, prokurorët, nën drejtimin e prokurorit të qarkut të Nju Jorkut, demokratit Alvin Bragg, do të lexojnë aktakuzën e lëshuar javën e kaluar nga juria e madhe.
Ky është momenti kur zoti Trump dhe avokatët e tij mbrojtës do të mësojnë akuzat e plota kundër ish presidentit.
Më pas, ish presidenti pritet të lirohet.
Hetimet janë bazuar në pagesat e kryera në ditët e fundit të fushatës së tij presidenciale më 2016, në adresë të aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels dhe ish modeles së kompanisë “Playboy”, Karen McDougal.
Të dyja thonë se kanë kryer marrëdhënie seksuale me zotin Trump.
Ish presidenti mohon të ketë pasur marrëdhënie me to, ose se ka paguar për të blerë heshtjen e tyre.
Procesi kundër tij do të zvhillohet nën masa të rrepta sigurie në Nju Jork. Kjo vjen më shumë se dy vite pas sulmit në Kapitol të mbështetësve të zotit Trump, një përpjekje e dështuar për të penguar certifikimin në Kongres të fitores së demokratit Joe Biden.

Të fundit