Flash News

Bota

Arrestohet në Paris i dyshuari për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Arrestohet në Paris i dyshuari për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Një burrë saudit i dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi është arrestuar në Francë, raporton BBC.

Khaled Aedh Alotaibi u arrestua në aeroportin Charles-de-Gaulle të martën, raportojnë mediat franceze.

Ai është një nga 26 sauditët e kërkuar nga Turqia për vrasjen e gazetarit.

33-vjeçari, ish-roja mbretërore saudite po udhëtonte me emrin e tij dhe u vendos në paraburgim gjyqësor, tha radio RTL.

Khashoggi, një kritik i shquar i qeverisë në Riad, u vra në konsullatën saudite në Stamboll në tetor 2018. Arabia Saudite tha se ish-gazetari i Washington Post ishte vrarë nga një ekip agjentësh të dërguar për ta bindur atë të kthehej në mbretëri. Por zyrtarët turq thanë se agjentët vepruan me urdhra nga nivelet më të larta të qeverisë saudite.

Vrasja shkaktoi një bujë globale dhe dëmtoi imazhin e sundimtarit de fakto të Arabisë Saudite, Princit të Kurorës Mohammed bin Salman. Ai ka mohuar çdo rol.

Të fundit