Flash News

Bota

AstraZeneca aplikon tek EMA për përdorimin e vaksinës së saj në Evropë

AstraZeneca aplikon tek EMA për përdorimin e vaksinës së saj
Foto Ilustruese

Agjencia Evropiane e Barnave ka marrë një kërkesë për aprovim nga AstraZeneca për vaksinën anti-Covid që zhvilloi me Universitetin e Oksfordit.

EMA tha se do të vlerësonte aplikimin nën një kronologji të përshpejtuar.

Një opinion mbi autorizimin e kushtëzuar të marketingut mund të lëshohet deri më 29 janar, tha EMA.

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përshëndeti aplikimin nga Oxford-AstraZeneca, ndërsa e cilësoi "një lajm i mirë".

"Sapo vaksina të marrë një mendim pozitiv shkencor, ne do të punojmë me shpejtësi të plotë për të autorizuar përdorimin e saj në Evropë," tha ajo në Twitter.

Të fundit