Flash News

Bota

"Ata që luajnë me zjarrin do të digjen", Biden-homologut kinez: Jemi kundër përpjekjeve të njëanshme për të minuar paqen në Tajvan

"Ata që luajnë me zjarrin do të digjen",

Presidenti i SHBA-së Joe Biden i ka thënë homologut të tij kinez Xi Jinping se SHBA-ja është fuqimisht kundër “përpjekjeve të njëanshme” për të ndryshuar status quo-në ose për të minuar paqen në të gjithë Tajvanin.

Vërejtjet u bënë gjatë samitit të parë virtual të dy liderëve. Biden dhe Xi diskutuan gjithashtu çështje të tjera të diskutueshme si praktikat e Kinës në Xinjiang dhe Hong Kong, raporton BBC.

Këto janë diskutimet më thelbësore që të dy udhëheqësit kanë pasur që kur Biden mori detyrën në janar. Xi, ndërkohë, i dha një paralajmërim Bidenit se mbështetja e SHBA-së për pavarësinë e Tajvanit ishte si "të luash me zjarrin... dhe ata që luajnë me zjarrin do të digjen".

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden "theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj politikës "Një Kinë".

Politika "Një Kinë" është një gur themeli i marrëdhënieve kino-amerikane. Sipas kësaj, SHBA njeh dhe ka lidhje formale me Kinën dhe jo me ishullin e Tajvanit, të cilin Kina e sheh si një provincë të shkëputur që do të ribashkohet me kontinentin një ditë.

Megjithatë, SHBA-ja i përmbahet gjithashtu Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin, i cili thotë se duhet të ndihmojë Tajvanin të mbrohet në rast sulmi. Biden tha muajin e kaluar se SHBA do të mbronte Tajvanin nëse Kina do të sulmonte ishullin.

Të fundit