Flash News

Bota

Austri/ Hapen sallonet e parukerisë, por klientët duhet të kenë test negativ

Austri/ Hapen sallonet e parukerisë, por klientët duhet të

Austria ka filluar me lehtësimin e masave anti-Covid, ku janë hapur disa dyqane shërbimi me kusht që njerëzit të mbajnë maskat profesionale. Sallonet e parukerisë janë hapur pas 6 javësh bllokimi, por për të shkuar te berberi duhet të kesh një test negativ koronavirusi.

Pavarësisht nga numri i madh i të infektuarve, shteti austriak ka lejuar që shkollat dhe disa dyqane të rihapen duke pasur parasysh se humbja ekonomike dhe sociale do të ishte më e rëndësishme se anët pozitive të bllokimit.

Me lehtësimin e masave, u prezantuan rregulla të reja që synojnë parandalimin e përhapjes së virusit, kështu që dyqanet mund të kenë vetëm një klient për 20 metra katrorë, një person për 10 metra katrorë është i vlefshëm dhe për berberhane, por gjithashtu një test negativ, jo më i vjetër se 48 orë.

Të fundit