Flash News

Bota

Austria planifikon kufizime të reja për qytetarët e pavaksinuar

Austria planifikon kufizime të reja për qytetarët e pavaksinuar

Qytetarët e pavaksinuar në Austri mund të përballen me kufizime të reja, nëse numri i rasteve me koronavirus vazhdon të rritet, tha kancelari Alexander Schallenberg.

Lajmi erdhi pas një takimi midis Schallenberg dhe udhëheqësve të nivelit shtetëror për të diskutuar përgjigjen e tyre ndaj numrit në rritje të rasteve.

Schallenberg njoftoi se nëse numri i pacientëve me Covid-19 në njësitë e kujdesit intensiv arrin në 500, ose 25% e kapacitetit total të ICU të vendit.

Nëse numri arrin 600, ose një të tretën e kapacitetit të përgjithshëm të ICU, qeveria planifikon të vendosë kufizime për njerëzit e pavaksinuar. Në këtë rast, ata do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye specifike.

Javën e kaluar, Austria ka raportuar 20,408 raste të reja të virusit, sipas autoriteteve shëndetësore, duke e çuar mesataren e shtatë ditëve në 228.5 për 100,000 banorë. Një javë më parë, kjo shifër ishte 152.5 për 100,000 banorë.

Edhe pse qeveria austriake ka inkurajuar qytetarët që të vaksinohen, përpjekjet janë ngadalësuar muajt e fundit. Rreth 65.4% e popullsisë së përgjithshme ka marrë një dozë të vaksinës dhe 62.2% janë të vaksinuar plotësisht.

Burimi: Euronews

Të fundit