Flash News

Bota

Autoritetet ukrainase: Forcat ruse marrin në dorë centralin bërthamor më të madh në Europë

Autoritetet ukrainase: Forcat ruse marrin në dorë centralin

Forcat ruse kanë "pushtuar" termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia (NPP) në Ukrainën jugore, pasi e sulmoi në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas Inspektoratit Rregullator Shtetëror Bërthamor të Ukrainës.

"Aktualisht, vendi i NPP Zaporizhzhia është i pushtuar nga forcat ushtarake të Federatës Ruse. Ndërtesa administrative dhe pika e kontrollit në stacion janë nën kontrollin e pushtuesve”, tha Energoatom, operatori i energjisë bërthamore i Ukrainës, në një deklaratë përmes Telegram të premten.

“Stafi i uzinës vazhdon të punojë në njësitë e energjisë, duke siguruar funksionimin e qëndrueshëm të objekteve bërthamore,” shtoi Energoatom. “Fatkeqësisht, ka të viktima dhe të plagosur në mesin e mbrojtësve ukrainas të stacionit”.

Gjashtë reaktorët e termocentralit mbeten të paprekur, megjithëse ndërtesat ndihmëse të ndarjes së njësisë së reaktorit 1 janë dëmtuar, tha Inspektorati Shtetëror Rregullator Bërthamor.

Autoritetet amerikane dhe ukrainase thanë se nivelet e rrezatimit dukeshin normale.

 

Të fundit