All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Banka Botërore miraton 12 miliardë dollarë për vaksinat anti Covid-19

All - Paragraf - 1

Banka Botërore miraton 12 miliardë dollarë për vaksinat anti

Banka Botërore ka miratuar 12 miliardë dollarë për të ndihmuar vende e varfra dhe ato në zhvillim të blejnë vaksina dhe trajtime për COVID-19.

All - Paragraf - 3

"Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi sot një zarf prej 12 miliardë dollarësh për vendet në zhvillim për të financuar blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave COVID-19, teste dhe trajtime për qytetarët e tyre", tha banka.

Disa ditë më parë presidenti i Bankës Botërore, David Malpass foli rreth mënyrës se si do të funksiononte fondi dhe se si institucioni financiar global është i pozicionuar në mënyrë unike për të ndihmuar në lehtësimin e një plani të ardhshëm ndërkombëtar të shpërndarjes për vaksinën COVID-19.

Banka Botërore kërkon të mbështesë vaksinimin e deri në një miliard njerëz, thuhej në deklratë.

Shifra prej 12 miliardë dollarësh është pjesë e paketës së Grupit të Bankës Botërore për të siguruar deri në 160 miliardë dollarë deri në qershor 2021 për të ndihmuar më shumë se 100 vende. 

Të fundit