Flash News

Bota

Banka Botërore përgatit 3 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Banka Botërore përgatit 3 miliardë dollarë ndihmë

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po përgatisin mbështetje financiare për Ukrainën.

Sipas REL, Banka Botërore u zotua se do të ndajë 3 miliardë dollarë për Ukrainën në muajt e ardhshëm, përfshirë së paku 350 milionë dollarë në javën që vjen.

FMN-ja gjithashtu tha se shpreson të ndajë 2.2 miliardë dollarë fonde deri në qershor. Sot është dita e 6-të e luftës Ukrainë-Rusi, e cila ka sjellë qindra viktima dhe dëme të rënda ekonomike.

Kujtojmë se çmimi i naftës është rritur në nivelin më të lartë të shtatë viteve të fundit. Nafta e papërpunuar Brent - pikë referimi ndërkombëtar për çmimet e naftës - ka kaluar 110 dollarë (82 £) për fuçi.

 

 

Të fundit