Flash News

Bota

Bashkëpunoi me nazistët, 97-vjeçarja dënohet për vrasjen e mbi 10 mijë njerëzve

Bashkëpunoi me nazistët, 97-vjeçarja dënohet për

Një ish-sekretare që punonte për komandantin e një kampi nazist përqendrimi është dënuar për bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 10,505 personave.

Irmgard Furchner, 97 vjeç, u mor si daktilografiste në  adoleshencë në Stutthof dhe punoi atje nga 1943 deri në 1945. Furchner, një nga gratë e pakta që u gjykua për krime naziste në dekada, iu dha një dënim me dy vjet burg me kusht, raporton BBC.

Edhe pse ajo ishte një punëtore civile, gjykatësi pranoi se ajo ishte plotësisht në dijeni të asaj që po ndodhte në kamp.

Rreth 65,000 njerëz mendohet se kanë vdekur në kushte të tmerrshme në Stutthof, duke përfshirë të burgosur hebrenj, polakë jo-hebrenj dhe ushtarë të kapur sovjetikë. Duke qenë se Furchner ishte vetëm 18 ose 19 vjeç në atë kohë, ajo u gjykua në një gjykatë të posaçme për të mitur.

Në Stutthof, që ndodhet pranë qytetit modern polak të Gdanskut, u përdorën një sërë metodash për të vrarë të burgosurit dhe mijëra vdiqën në dhomat e gazit atje që nga qershori 1944.

Kur filloi gjyqi në shtator 2021, Irmgard Furchner doli në arrati nga shtëpia e saj e të moshuarve dhe u gjet përfundimisht nga policia në një rrugë në Hamburg.

U deshën 40 ditë që ajo të thyente heshtjen në gjyq, kur i tha gjykatës “Më vjen keq për gjithçka ka ndodhur”.

Të fundit