Flash News

Bota

BB miraton paketën e financimit emergjent prej 723 milionë dollarësh për Ukrainën, çfarë pritet më tej

BB miraton paketën e financimit emergjent prej 723 milionë

Banka Botërore ka miratuar një paketë financimi urgjent prej 723 milionë dollarësh të kredive dhe granteve për Ukrainën, ndërsa kjo e fundit po lufton kundër pushtimin rus.

Paketa përfshin një shtesë kredie prej 350 milionë dollarësh për një kredi të mëparshme të Bankës Botërore.

Banka premtoi gjithashtu se do të punonte në krijimin e një pakete tjetër mbështetjeje prej 3 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila do të shtrihet "në muajt e ardhshëm."

Në deklaratën e saj, ajo tha se do të ofronte mbështetje shtesë për fqinjët e Ukrainës pasi ata po pranojnë më shumë se 1.7 milionë refugjatë.

"Grupi i Bankës Botërore qëndron me popullin e Ukrainës dhe rajonit. Ky është i pari nga shumë hapat që ne po ndërmarrim për të ndihmuar në adresimin e ndikimeve të gjera njerëzore dhe ekonomike të kësaj krize”, tha Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass në deklaratë.

Të fundit