Flash News

Bota

BE arrin marrëveshje me Pfizer për 1,8 miliardë doza vaksinash

BE arrin marrëveshje me Pfizer për 1,8 miliardë doza vaksinash

Bashkimi Europian ka arritur të shtunën një marrëveshje me kompaninë Pfizer-BioNTech për të siguruar deri në 1,8 miliardë doza vaksine anti-Covid deri në vitin 2023.

Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen shkroi në Tëitter se zyra e saj "sapo ka aprovuar një kontratë për 900 milionë doza të garantuara".

Kontrata e re, e cila ka mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së, do të përfshijë jo vetëm prodhimin e vaksinave, por gjithashtu sigurimin që të gjithë përbërësit thelbësorë duhet të vijnë nga BE.

Komisioni Evropian aktualisht ka siguruar rreth 2.3 miliardë doza nga 6 kompani. "Kontrata të tjera të vaksinave do të ndjekin," tha von der Leyen në një mesazh në Tëitter.

Pfizer i Amerikës dhe BioNTech i Gjermanisë kanë thënë tashmë se ata do t'i sigurojnë BE-së një shtesë prej 50 milion dozash në tremujorin e dytë të këtij viti, duke kompensuar dërgesat e AstraZeneca. Në ndryshim nga AstraZeneca anglo-suedeze e kritikuar shpesh, von der Leyen ka thënë se Pfizer-BioNTech është një partner i besueshëm që kryen zotimet e tij.

Të fundit