Flash News

Bota

BE dërgon 5.5 milionë tableta kundër rrezatimit në Ukrainë

BE dërgon 5.5 milionë tableta kundër rrezatimit në

Bashkimi Evropian po dërgon 5.5 milionë tableta kundër rrezatimit në Ukrainë, në mënyrë që të mund të mbrojë civilët në rast të një aksidenti të rëndë në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia.

Ukraina kërkoi javën e kaluar që BE-ja të dhurojë tableta jodur kaliumi si një "masë parandaluese sigurie", tha në një deklaratë të martën Operacionet e Mbrojtjes Civile Evropiane dhe Ndihmës Humanitare (ECHO). Një veprim i tillë do t'u sigurojë civilëve pranë uzinës, e cila ka parë armiqësi në rritje, mbrojtje nga ekspozimi i mundshëm ndaj rrezatimit.

Një aksident bërthamor mund të çojë në thithjen e jodit radioaktiv në mushkëri dhe më pas thithjen e shpejtë nga gjëndra tiroide, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Jodidi i kaliumit mund të bllokojë që jodi radioaktiv të përfundojë në gjëndër.

Pesë milionë tableta vijnë nga rezervat e urgjencës së BE-së, tha ECHO, ndërsa 500,00 të tjera janë dhuruar nga Austria.

Rusia mori nën kontroll centralin me operacionin tokësor që zhvilloi më 4 mars. Përreth centralit i cili aktualisht ndodhet nën kontrollin e ushtrisë ruse, po përjetohen sulme ajrore. Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën lidhur me çështjen e këtyre sulmeve.

 

Të fundit