Flash News

Bota

BE-ja ka eksportuar mbi 1 miliard vaksina kundër Covid-19

BE-ja ka eksportuar mbi 1 miliard vaksina kundër Covid-19

Zyrtarja e lartë e Bashkimit Evropian bëri me dije sot se blloku ka eksportuar mbi 1 miliardë vaksina kundër Covid-19 në pjesën tjetër të botës deri më tani, raporton AP.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se vaksinat janë dërguar në mbi 150 vende, duke e bërë bllokun prej 27 anëtarësh eksportuesin më të madh të vaksinave në botë.

BE-ja ka thënë se rritja e vaksinimeve në të gjithë botën është prioriteti numër 1 i bllokut dhe muajin e kaluar u zotua të dërgojë 200 milionë doza më shumë në Afrikë dhe shtete të tjera me të ardhura të ulëta.

Edhe kur vendet e pasura tashmë po mendojnë të japin një vaksinë të tretë, shumica e shteteve më të varfra të botës ende presin të vaksinohen plotësisht, duke shfaqur një ndjenjë akute të pabarazisë së vaksinave.

Të fundit