Flash News

Bota

BE konfirmon se nuk rrezikohet puna e Gjykatës Speciale

BE konfirmon se nuk rrezikohet puna e Gjykatës Speciale

Bashkimi Evropian ka sqaruar se funksionimi i Gjykatës Speciale në Hagë nuk është i rrezikuar për shkaqe buxhetore.

Zyrtarët e Brukselit kanë konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kontribuojnë financiarisht në shpenzimet e funksionit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Shpenzimet rrjedhëse të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar mbulohen nga Bashkimi Evropian, sipas buxhetit të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. SHBA-të nuk po kontribuojnë në kostot e funksionimit të këtij institucioni”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga selia e Komisionit Evropian.

Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte urdhëruar ngrirjen e fondeve federale, përfshirë ndalimin e dërgimit të huave dhe ndihmave financiare, vendim ky i cili dy ditë më vonë u pezullua.

Ky vendim kishte shtruar pikëpyetjet lidhur me funksionimin e  Dhomave të Specializuara, ku gjykohen edhe ish-liderët shtetëror të Kosovës.

Të fundit