Flash News

Bota

BE marrëveshje me Pfizer/ BioNTech për sigurimin e vaksinës anti-covid

BE marrëveshje me Pfizer/ BioNTech për sigurimin e vaksinës

Komisioni Europian ka përfunduar negociatat me kompanitë BioNTech dhe Pfizer për të siguruar doza të vaksinës që ka ngjallur shpresën se lufton koronavirusin. BE ka negociuar për muaj me gjigandin farmaceutik Pfizer dhe kompaninë gjermane BioNTech.

Pas bisedimeve fillestare, komisioni tha në shtator se planifikon të sigurojë deri në 300 milionë doza vaksinash nga zhvilluesit. "Komisionerët e BE pritet të miratojnë nesër marrëveshjen”, deklaroi zëdhënësi i BE-së Eric Mamer në një konferencë shtypi.

Pfizer dhe BioNTech njoftuan se vaksina e tyre eksperimentale është 90% efektive në parandalimin e Covid-19 dhe se ata synojnë të aplikojnë pas autorizimit të Autoriteti i Ushqimit dhe Barnave të SHBA  javën e ardhshme.  

Të fundit