Flash News

Bota

BE miraton paketën e 11 të sanksioneve kundër Rusisë

BE miraton paketën e 11 të sanksioneve kundër Rusisë

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketwn e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë.

"Paketa e sotme rrit presionin tonë mbi Rusinë dhe makinën e luftës së Putinit. Duke trajtuar anashkalimin e sanksioneve, ne do të maksimizojmë presionin ndaj Rusisë duke e privuar atë më tej nga burimet që i nevojiten aq dëshpërimisht për ta lejuar atë të vazhdojë luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainës", tha Josep Borrell, kryediplomati i BE-së.

Sipas paketës së fundit, BE do të zgjerojë bashkëpunimin me vendet e treta për parandalimin e anashkalimit të sanksioneve, shkruajnë mediat e huaja. 

Nëse dialogu dhe bashkëpunimi nuk arrijnë rezultatin e dëshiruar, këshilli tha se mund të vendosë si masë e fundit për të zgjeruar sanksionet edhe ndaj një vendi të tretë. 

Të fundit