Flash News

Bota

BE nis vlerësimin e vaksinës ruse Sputnik V

BE nis vlerësimin e vaksinës ruse Sputnik V

Komiteti i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) ka nisur një rishikim të vaksinës ruse anti-Covid, Sputnik V.

Sputnik V u zhvillua nga Qendra Kombëtare e Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Gamaleya të Rusisë. EMA vendosi të fillojë rishikimin bazuar në rezultatet e studimeve laboratorike dhe studimeve klinike të vaksinës tek të rriturit.

Në një deklaratë, EMA tha se këto studime sugjerojnë që Sputnik V shkakton prodhimin e antitrupave dhe qelizave imune që synojnë virusin SARS-CoV-2.

Të gjitha do të vlerësohen dhe do bëhen të disponueshme dhe rishikimi do të vazhdojë derisa të ketë prova të mjaftueshme për një aplikim zyrtar të autorizimit.

Në dhjetor 2020, Fondi Rus i Investimeve konfirmoi efikasitetin e mbi 90% për vaksinën Sputnik V, ndërsa injektimit i vaksines tregoi efikasitet 100% kundër rasteve të rënda të koronavirusit.

Të fundit