Flash News

Bota

BE paralajmëroi masa ndëshkimore, Viktor Orbán njofton se do mbajë një referendum për ligjin anti-LGBT

BE paralajmëroi masa ndëshkimore, Viktor Orbán njofton se do
Viktor Orbán

Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka deklaruar se qeveria e tij do të mbajë një referendum mbi ligjin anti-LGBT, që synon të mos lejojë promovimin e LGBT në shkolla dhe jo vetëm.

Lajmin e bëri të ditur vetë Orban, përmes një videoje në rrjetet e tij sociale, shkruajnë mediat e huaja. Ligji, i quajtur zyrtarisht Akti i Mbrojtjes së Fëmijëve, ka si qëllim ruajtjen e mirëqenies së fëmijëve dhe luftën ndaj pedofilisë.

Por ky ligj është kritikuar gjerësisht, duke u cilësuar si  diskriminues ndaj anëtarëve të komunitetit LGBT. Bashkimi Evropian mund të nisë veprime ligjore kundër Hungarisë, pasi thirrjet e tij nuk u morën parasysh.

Të fundit