Flash News

Bota

BE përditëson rregullat e udhëtimit, heq kufizimet shtesë kundër Covid-19

BE përditëson rregullat e udhëtimit, heq kufizimet shtesë

Qytetarët që kanë certifikatën e vaksinimit të vlefshme në BE-së nuk duhet t'u nënshtrohen kufizimeve shtesë si karantina kur hyjnë në një shtet tjetër anëtar, ranë dakord ministrat e bllokut dje.

Sipas një rekomandimi të miratuar sot, ata që janë vaksinuar, shëruar nga sëmundja COVID ose kanë një test negativ për COVID-19, duhet të jenë në gjendje të shmangin karantinën dhe testimet shtesë pas mbërritjes.

Ky vendim do të hyjë në fuqi nga 1 shkurti. Edhe pse të miratuara nga Këshilli i BE-së dhe të mbështetura nga një shumicë e gjerë e shteteve anëtare, rekomandimet nuk janë të detyrueshme.

“Është e rëndësishme që shtetet anëtare të ndjekin këtë marrëveshje dhe të zbatojnë rregullat e dakorduara pa vonesë. Secili shtet anëtar vendos në bazë të rrethanave me të cilat përballet”, thanë komisionerja e shëndetësisë Stella Kyriakdes dhe komisioneri për drejtësi Didier Reynders në një deklaratë të përbashkët pas marrëveshjes.

“Është koha për të parë ndërprerjen e masave shtesë të udhëtimit që një numër shtetesh anëtare kanë prezantuar në javët e fundit, duke e bërë udhëtimin më të rëndë dhe më pak të parashikueshëm në të gjithë BE-në”, thanë më tej.

Italia nuk ishte dakord plotësisht me këtë vendim, duke futur teste të detyrueshme PCR për udhëtarët e vaksinuar dhe duke i karantinuar ata që nuk kanë një dozë vaksine.

Rregullat e shpallura nga qeveria italiane para Krishtlindjeve pezulluan de facto aplikimin e sistemit të certifikatave të BE-së për COVID.

Masa shkaktoi tensione me BE-në, pasi Komisioni tha se nuk ishte njoftuar për vendimin brenda 48 orëve para hyrjes në fuqi, siç thuhet në rregulloren në fuqi.

Modeli italian fitoi tërheqje në të gjithë bllokun, me vende të tjera si Greqia, Portugalia dhe Irlanda që prezantuan teste të detyrueshme për udhëtarët e vaksinuar.

Masa u kritikua ashpër nga disa liderë të BE-së, duke përfshirë kryeministrin belg Alexander De Croo, kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

"Ne patjetër inkurajojmë shtetet anëtare që me të vërtetë të kthehen në regjimin siç përcaktohet në rekomandimet e Këshillit," komentoi një zëdhënës i Komisionit.

Burimi: Euroactiv

Të fundit