Flash News

Bota

BE skeptike për urdhrin e Putin: Armëpushimi i Rusisë është i rremë dhe hipokrit

BE skeptike për urdhrin e Putin: Armëpushimi i Rusisë

Moska ka shpallur armëpushim për 36 orë, por BE është skeptike lidhur me këtë urdhër të Putin.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel shkruan në rrjetet sociale se armëpushimi i Rusisë është i rremë dhe hipokrit.

‘Ka një agresor - Kremlini. Dhe një viktimë - populli ukrainas. Tërheqja e trupave ruse është e vetmja mundësi serioze për të rivendosur paqen dhe sigurinë. Njoftimi i një armëpushimi të njëanshëm është i rremë dhe hipokrit po aq sa ilegale dhe groteske.

Aneksimet dhe referendumet që i shoqërojnë ato’, shkruan ai.

 

 

Të fundit