Flash News

Bota

BE thotë se Rusia po e vë botën në rrezik nga uria

BE thotë se Rusia po e vë botën në rrezik nga uria

Rusia po e vë botën në rrezik nga uria përmes bllokimit të dërgesave të drithërave të Ukrainës dhe kufizimeve në eksportet e veta, ka thënë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Zgjedhja e vetëdijshme politike e Rusisë është të pengojë eksportet e grurit dhe t'i “përdorë ato si një mjet shantazhi kundër kujtdo që kundërshton agresionin e saj” në Ukrainë”, tha Borrell në një artikull të botuar në blogun e tij zyrtar.

Ndërkohë, kërcënimi për sigurinë ushqimore dhe një “betejë narrative” me Rusinë për sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Moskës mbi Ukrainën do të dominojnë bisedimet e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg të hënën.

 

Të fundit