Flash News

Bota

BE-Ukrainë do të mbajnë samit në fillim të vitit të ardhshëm, vendndodhja e paqartë

BE-Ukrainë do të mbajnë samit në fillim të vitit

Bashkimi Evropian do të mbajë një samit me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në shkurt të vitit të ardhshëm, por vendndodhja ende nuk dihet. Zelenskyy ka marrë pjesë virtualisht në samitet e BE-së, duke nisur nga muaji shkurt.

Kryetari i 27 liderëve të BE-së Charles Michel dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të takohen me Zelenskyy për konferencën, konfirmoi një zëdhënës.

“Mund të konfirmoj se samiti BE-Ukrainë do të zhvillohet më 3 shkurt dhe ka një ftesë të hapur për presidentin Zelenskyy për të vizituar Brukselin”, tha Barend Leyts.

Zëdhënësi shtoi se ftesa ndaj Zelenskyy për të vizituar Brukselin nuk do të thotë se aty do të mbahet samiti.

Zyrtarët thanë se fokusi i samitit do të jetë se si BE mund të vazhdojë të mbështesë Ukrainën kundër Rusisë.

Udhëheqësit e dy institucioneve kyçe të BE-së do të vlerësojnë gjithashtu rrugën e Ukrainës për t'u bërë anëtare e bllokut,  diçka që Zelenskyy e ka kërkuar që nga fillimi i luftës.

Të fundit