Flash News

Bota

Ben Wallace jep dorëheqjen si Sekretar i Mbrojtjes britanike

Ben Wallace jep dorëheqjen si Sekretar i Mbrojtjes britanike

Ben Wallace ka dhënë dorëheqjen si sekretar i mbrojtjes britanike përpara se qeveria të bëjë riorganizim.

Wallace kishte thënë se do të jepte dorëheqjen nga detyra në një kohë që Rishi Sunak përgatitet për ndryshime në kabinetin e tij.

Në letrën drejtuar Sunak, Wallace liston kontibutet që ai ka dhënë në krye të Sekretariatit.

Letra e plotë:

I nderuar kryeministër,

Muajin e kaluar shënoi vitin tim të katërt si Sekretar i Shtetit për Mbrojtjen. Gjithashtu shënon vitin e nëntë si ministër. Unë kam pasur privilegjin t'ju shërbej juve dhe paraardhësve tuaj në detyrën për të mbrojtur këtë vend të madh dhe për të mbajtur qytetarët e tij të sigurt.

Siç e dini, përgjegjësia mbart me vete një detyrë 24/7 për të qenë në dispozicion pothuajse pa asnjë njoftim. Në kohën time si ministër i sigurisë dhe i mbrojtjes, kam qenë në gjendje të kontribuoj në reagimin e qeverisë ndaj një sërë kërcënimesh dhe incidentesh.

Nga Wannacry, sulmet terroriste të vitit 2017, helmimet në Salisbury, Afganistani, Sudani dhe Ukraina, ka qenë një nder të shërbeje përkrah burrave dhe grave të Forcave tona të Armatosura dhe shërbimeve të inteligjencës që sakrifikojnë aq shumë për sigurinë tonë.

Të fundit