Flash News

Bota

Biden ashpërson gjuhën ndaj Putin, e quan ‘diktator vrasës’

Biden ashpërson gjuhën ndaj Putin, e quan ‘diktator

Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin një "bandit " ndërsa fliste në një ngjarje të Ditës së Shën Patrikut.

Në drekën vjetore të Miqve të Irlandës në Capitol Hill, Biden tha se Putini është një “diktator vrasës, një bandit që po bën një luftë imorale kundër popullit të Ukrainës”.

“Putini po paguan një çmim të madh për agresionin e tij dhe ato janë pjesë e arsyes që kostoja po shkon kaq e lartë”, tha Biden.

Kujtojmë se një ditë më parë, Biden e cilësoi Putin një ‘kriminel lufte’, ndërsa Kremlini në reagimin zyrtar e quajtur deklaratën e presidentit amerikan ‘të pafalshme’.

Të fundit