Flash News

Bota

Biden dhe Trump reagojnë për prodhimin e vaksinës së parë kundër Covid-19

Biden dhe Trump reagojnë për prodhimin e vaksinës së

Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump dhe ai i zgjedhur, Joe Biden kanë reaguar pas lajmit të kompanisë Pfizer se kanë arritur të prodhojnë vaksinën e parë kundër COVID-19, e cila sipas tyre ofron 90% mbrojtje ndaj koronavirusit.

Joe Biden ka raguar përmes një deklarate publike ku bën me dije se lajmin e mirë për vaksinën dhe shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kanë punuar në prodhimin e saj.

 Megjithatë, Biden thekson se ky lajm nuk do të thotë se lufta ndaj COVID-19 ka mbaruar dhe bëri thirrje për mbajtjen e maskave, distancim dhe marrjen e masave higjenike.

Biden dhe Trump reagojnë për prodhimin e vaksinës së

Nga ana tjetër, edhe presidenti në detyrë Donald Trump ka reaguar me anë të një postimi në Twitter. Ai thekson faktin që tregjet e aksioneve janë në rritje dhe se vaksina do të vijë së shpejti.

“Tregjet e aksioneve po rriten shumë, vaksina vjen së shpejti. Raportohet 90% efektive. Lajm shumë i mirë!”, shkruan Trump.

Biden dhe Trump reagojnë për prodhimin e vaksinës së

Të fundit