Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Biden dhe Trump sërish drejt përballjes që mund të trondisë politikën amerikane

Zgjedhjet presidenciale amerikane janë tronditur në vitet e fundit nga katastrofat ekonomike, nga gafat tronditëse, video sekrete dhe pandemia. Por, megjithë përshtjellimin që karakterizoi këto fushata, paqëndrueshmëria e zgjedhjeve presidenciale të këtij viti ka pak paralelizma në kohërat moderne dhe paraqet sfida të mëdha për të ardhmen e demokracisë amerikane.
Gjyqësori nuk ka qenë kurrë kaq i ndërlidhur me zgjedhjet presidenciale që nga periudha kur Gjykata e Lartë praktikisht vendosi përfundimin e zgjedhjeve në favor të republikanit George W. Bush ndaj rivalit demokrat Al Gore.
Në javët në vazhdim, Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë nëse shtetet mund të heqin nga fletëvotimet emrin e ish-Presidentit Donald Trump, për shkak të rolit që ai luajti për trazirat në Kapitol më 6 janar 2021. Ndërkaq, një gjykatë federale apeli po shqyrton argumentin e ish-Presidentit Trump se ai gëzon imunitet nga ndjekja penale.
Këto lëvizje po bëhen ndërsa prokurorët nga Nju Jorku, në Uashington dhe në Atlanta po punojnë për 91 akuza që burojnë nga katër çështje penale për pothuajse gjithçka, që nga roli i tij në trazira dhe deri tek përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe pagesat për të siguruar heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë.
Në varësi se si do të shkojnë apelimet e ish-Presidentit Trump, ai mund të dalë para gjykatës që në 4 mars, dita përpara të ashtuquajturës Super e Marta, kur një numër i madh shtetesh amerikane mbajnë zgjedhjet paraprake. Mund të krijohet kështu situata e paprecedentë kur ai mund të arrijë të bëhet kandidati zyrtar për president i Partisë Republikane ndërsa gjendet në sallën e gjyqit.
Nga ana e demokratëve, Presidenti Joe Biden po kërkon të rizgjidhet, ndërkohë që duket se po lehtësohet inflacioni i lartë që karakterizoi pjesën më të madhe të mandatit të tij të parë. Por, kjo nuk është mjaftueshëm për të qetësuar votuesit, apo për të ulur shqetësimet e gjera në të dyja kahet e politikës, se në moshën 81 vjeçare ai është thjesht në moshë shumë të madhe për këtë detyrë.
Dhe të paktën tre kandidatë seriozë, që kanë nisur fushatën si kandidatë të pavarur për president, mund ta tjetërsojnë fushatën elektorale dhe të marrin nga mbështetja e votuesve të pavarur që luajtën rol kyç për fitoren e zotit Biden në vitin 2020.
Me të tilla pasiguri, pak njerëz mendojnë se rregullat tradicionale të politikës do të vlejnë për zgjedhjet e këtij viti. Jim Messina, që drejtoi fushatën për rizgjedhjen e ish-Presidentit Barack Obama, tha se ish-Presidenti Trump mundet edhe të fitojë ndaj Presidentit Biden gjatë zgjedhjeve në vjeshtë, madje edhe duke qenë në burg.
“Thjesht nuk e dimë”, tha zoti Messina. “Gjithë bota e di, në veçanti unë, se këto zgjedhje do të kenë rezultat vërtet, vërtet të ngushtë”.
Pasojat për çështje si aborti, emigracioni dhe roli i SHBA-së në botë
Rezultati i zgjedhjeve do të ketë pasoja afatgjata pothuajse në çdo gjë, që nga e ardhmja e të drejtës për abort dhe politikat e emigracionit dhe deri tek roli i Shteteve të Bashkuara në botë. Një fitore e zotit Trump do të ngrinte mundësinë e një braktisjeje të Ukrainës, ndërsa përpiqet të zmbrapsë sulmin e forcave ruse. Politika e brendshme gjithashtu mund ta sprovojë angazhimin e Presidentit Biden për Izraelin, një politikë që rrezikon të dëmtojë mbështetjen në radhët e votuesve të rinj dhe të personave me ngjyrë, që janë një pjesë jetike e koalicionit të tij.
Një ndër gjërat e sigurta është se Presidenti Biden pothuajse e ka të fituar kandidimin zyrtar në emër të Partisë Demokrate. Ai është përballur deri më tani vetëm me kundërshti simbolike në zgjedhjet paraprake të këtij viti, megjithë shqetësimet e mëdha brenda partisë së tij për formën e tij fizike dhe mendore. Dhe megjithëse disa rivalë po luftojnë për ta ndalur zotin Trump, ai është në pozitat e duhura për të fituar kandidimin zyrtar në emër të Partisë Republikane për të tretën herë me radhë.
Përmasat e kundërshtive ndaj zotit Trump brenda Partisë Republikane do të bëhen më të qarta më 15 janar, kur të fillojë në Ajova procesi i emërimit të kandidatit zyrtar. Ish-Presidenti Trump kryeson bindshëm në shumicën e anketimeve në nivel kombëtar, megjithëse ish-ambasadorja në OKB, Nikki Haley dhe Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis po luftojnë që ta ndalin atë.
Kjo sidoqoftë nuk ka qenë e lehtë. Zoti DeSantis ka përqafuar tematika të luftës kulturore dhe konkuron për të njëjtin segment votuesish si ish-Presidenti Trump. Ndërsa profili i paraqitur nga zonja Haley, si një kandidate më e moderuar, më e ndjeshme, u rrezikua javën e kaluar kur u pyet për shkakun e Luftës Civile dhe ajo nuk përmendi skllavërinë.
Aleatët e zotit DeSantis dhe zonjës Haley pranojnë privatisht se shansi më i mirë që t’ja marrin kandidimin zyrtar zotit Trump do të vinte në korrik gjatë kuvendit republikan në Uiskonsin.
Shumë udhëheqës në të dyja partitë janë tashmë të bindur se ish-Presidenti Trump do të jetë kandidati zyrtar i Partisë Republikane. Mbi 90 ligjvënës republikanë, 18 senatorë dhe shtatë guvernatorë kanë dhënë tashmë mbështetjen për zotin Trump. Zonja Haley dhe zoti DeSantis kanë siguruar mbështetjen e vetëm gjashtë ligjvënësve republikanë, asnjë senatori dhe dy guvernatorëve.
“Do të jenë ndër zgjedhjet paraprake që do të përmbyllet më shpejt”, tha në një intervistë ligjvënësja Elise Stefanik, e cila mbështet zotin Trump. “Jam përqëndruar që tani tek zgjedhjet e përgjithshme… Do të ketë një tërmet politik në nëntor”.
Anketimet publike sugjerojnë bindshëm se votuesit nuk dëshirojnë një ripërballje mes zotit Trump dhe zotit Biden.
Shumica e amerikanëve në moshë madhore (56%) do të ishin “shumë” apo “disi” të pakënaqur me zotin Biden si kandidat zyrtar të Partisë Demokrate, sipas një anketimi të bërë muajin e kaluar nga Qendra NORC e agjencisë së lajmeve Associated Press. Po kështu, një shumicë prej 58% u shprehën shumë apo disi të pakënaqur me përzgjedhjen e zotit Trump, si kandidat zyrtar për Partinë Republikane.
Ndoshta për shkak të kësaj apatie, disa votues thjesht nuk mendojnë se zoti Biden dhe zoti Trump, do të jenë kandidatët për president, megjithë evidencën për të kundërtën.
Ndërsa shqetësimet për zotin Biden kanë të bëjnë me moshën e tij, zoti Trump ka përqafuar gjithnjë e më shumë mesazhe autoritare që shërbejnë si një paralajmërim i qartë për planet e tij për të zhbërë normat demokratike pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë.
Si një reflektim i udhëheqësve të fortë në histori, zoti Trump e ka përkufizuar fushatën e tij si një shpagim dhe ka folur haptazi për përdorimin e pushtetit të qeverisë ndaj kundërshtarëve politikë. Ai ka përdorur retorikën e përdorur dikur nga Adolf Hitleri për të thënë se emigrantët që hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara “po helmojnë gjakun e vendit tonë”. Ai tha muajin e kaluar në kanalin televiziv Fox News se nuk do të bëhej diktator, “me përjashtim të ditës së parë”. Dhe ai përdori në median e tij sociale javën e kaluar fjalë si “hakmarrje”, “pushtet” dhe “diktaturë”.
Presidenti Biden, ashtu si pjesa më e madhe e partisë së tij, ka shprehur shqetësime për të ardhmen e demokracisë në rast se ish-Presidenti Trump do të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë, por kjo nuk ka ndihmuar shumë për të përmirësuar kuotat e tij në anketime. Anketimet e hershme tregojnë mangësi ndër segmentët kryesorë të koalicionit të tij, përfshirë ndër votuesit me ngjyrë dhe të rinjtë.
Zyrtarët e ekipit elektoral të Presidentit Biden nuk frikësohen se baza e tij do të kalonte në mbështetje të ish-Presidentit Trump në zgjedhjet e përgjithshme, por ata shprehin privatisht shqetësimin se disa prej mbështetësve demokratë mund të mos votojnë fare. Zyrtarët shpresojnë se arritjet e Presidentit Biden, si kalimi i legjislacionit historik për kontrollin ndaj armëve, ndryshimin klimatik dhe infrastrukturën, do të ndihmojnë për të tejkaluar shqetësimet për moshën e tij.
Zyrtarët e fushatës së zotit Biden besojnë se në fund të ditës votuesit do ta mbështesin presidentin, kur ta kuptojnë se ish-Presidenti Trump ka shanse reale për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.
Kryebashkiaku i Atlantas, Andre Dickens, i cili është anëtar i grupit këshillimor për Presidentin Biden, thotë se zyrtarët e fushatës elektorale “e dinë se nuk mund të marrin për të mirëqenë asnjë votë” dhe se kjo është arsyeja përse po investohet shumë tek përpjekjet për të mobilizuar koalicionin e zotit Biden, të përbërë nga persona me prejardhje të shumëllojshme.
“Do të jetë një zgjedhje mes një presidenti që ka arritur rezultate historike për popullin amerikan dhe dikujt që përbën një rrezik ekzistencial për demokracinë dhe liritë tona”, tha zoti Dickens. “Do të fitojmë në nëntor pasi ta kemi paraqitur plotësisht pikëpamjen tonë, pasi ta kemi shpjeguar se çfarë rëndësie ka dhe ta kemi bërë zgjedhjen të qartë”.
Ndërkaq ka një ndjesi të thellë pasigurie në terren në Ajova dhe Nju Hempshër, ku në veçanti kandidatët për zgjedhjet paraprake republikane u kanë kushtuar vëmendje të lartë votuesve gjatë gjithë vitit që kaloi.
Rodney Martell, republikan 65-vjeçar në Nju Hempshër, thotë se është gati për fillimin e votimeve. Ai mbështet zonjën Haley për zgjedhjet paraprake, por thotë se do ta mbështeste zotin Trump në zgjedhjet e përgjithshme, nëse nuk do të kishte alternativë tjetër – madje edhe nëse zoti Trump shpallet fajtor në gjykatë.
Zoti Martell nuk mendon se zgjedhjet e këtij viti do të jenë një ripërballje mes zotit Trump dhe zotit Biden, por shton se “sinqerisht, nëse rezulton kjo lloj gare sërish, mendoj se mund të bëhet me shpejtësi një situatë e pakëndshme”.
Susie Fortuna në Ajova jep një vlerësim të ngjashëm, ndërsa ndjek një aktivitet elektoral të zonjës Haley. Zonja Fortuna është nga Miçigani, por u gjend në Ajova për të vizituar të afërmit.
As ajo nuk mendon se zoti Biden dhe zoti Trump do të dalin kandidatë zyrtarë të partive të tyre. Ajo thotë se ky vit politik i jep një ndjesi “shqetësuese”.
“Mendoj se ka gjëra që sinqerisht ende nuk i dimë”, thotë ajo./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38