Flash News

Bota

Biden e quajti Putin ‘kriminel lufte’, reagon Kremlini: Retorikë e pafalshme!

Biden e quajti Putin ‘kriminel lufte’, reagon Kremlini:

Vjen reagimi i Rusisë pasi presidenti i SHBA, Joe Biden e quajti presidentin rus, Vladimir Putin një ‘kriminel lufte’.

Një zëdhënës i Kremlinit ka thënë se komentet e bëra nga SHBA ishin "të papranueshme" dhe "retorikë e pafalshme", raporton Reuters duke cituar agjencinë ruse të lajmeve TASS.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha sot se komentet e Biden që e karakterizon presidentin Putin si kriminel lufte ishin "retorikë e papranueshme dhe e pafalshme", sipas TASS.

Më parë, Biden e quajti Putin një "kriminel lufte", duke përdorur këtë term për herë të parë në lidhje me liderin rus.

Të fundit