Flash News

Bota

Biden emëron Deb Haaland si sekretare të Brendshme, e para indiano-amerikane që mban këtë post

Biden emëron Deb Haaland si sekretare të Brendshme, e para

Presidentit i zgjedhur, Joe Biden emëroi Deb Haaland si të nominuarën e tij për postin e sekretarit të Brendshëm.

Nëse konfirmohet nga Senati, Haaland do të ishte para indiano-ameriakne që e mban këtë post, shkruan CNN.

"Një zë si imi nuk ka qenë kurrë sekretar i Kabinetit ose në krye të Departamentit të Brendshëm. Unë jam e nderuar dhe e gatshme për të shërbyer", shkroi Haaland në një twitt të enjten në mbrëmje.

Ekipi i tranzicionit njoftoi të enjten gjithashtu anëtarët kryesorë të ekipit të Biden, duke përfshirë Brenda Mallory, një avokate mjedisore e cila është emëruar të shërbejë si kryetare e Këshillit për Cilësinë e Mjedisit dhe Ali Zaidi, një ekspert i klimës dhe këshilltar i vjetër i Biden i cili do të shërbejë si zëvendës këshilltar kombëtar për klimën.

Haaland u zgjodh për postin, sepse ajo është dikush që "e ka kaluar karrierën e saj duke luftuar për të gjithë amerikanët, duke përfshirë kombet fisnore, komunitetet rurale dhe komunitetet me ngjyrë", sipas një personi të njohur me vendimin.

Departamenti i Brendshëm i SHBA ruan dhe administron burimet natyrore dhe trashëgiminë kulturore të vendit, si dhe mbikëqyr marrëdhëniet e qeverisë federale me fiset amerikane vendase. Haaland bëri historinë në 2018 kur u zgjodh si një nga dy gratë e para amerikane vendase në Kongres.

Ajo është një anëtare e regjistruar e Pueblo e Laguna, dhe gjithashtu ka trashëgiminë e Jemez Pueblo, sipas biografisë në faqen e saj të kongresit. Një burim tranzicioni i njohur me diskutimet mbi sekretarin e brendshëm vuri në dukje pozicionin aktual të Haaland si nënkryetar i Komitetit të Dhomës së Burimeve Natyrore duke treguar njohuritë e saj dhe përkushtimin ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe energjisë së pastër.

Burimi gjithashtu tha për CNN se ata presin që Haaland të sjellë perspektivë në çështje të tjera si ruajtja e tokës dhe ujit, energjia e rinovueshme, tokat publike dhe parqet federale.

Të fundit