Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden emëroi ish-diplomatin e karrierës William Burns për të drejtuar CIA-n ndërkohë që demokratët përpiqen të kenë gati një ekip të sigurisë kombëtare disa ditë para inaugurimit.
Burns, i cili flet arabisht dhe rusisht, ka qenë ambasador në Moskë nga viti 2005 në 2008 dhe ka drejtuar bisedimet sekrete që hapën rrugën për marrëveshjen bërthamore me Iranin në vitin 2015 nën ish Presidentin demokrat Barack Obama.
Administrata Biden do të ishte e gatshme të ringjallte marrëveshjen bërthamore të refuzuar nga Presidenti Donald Trump dhe për të ndëshkuar Presidentin rus Vladimir Putin për sulmin kibernetik ndaj agjencive qeveritare amerikane vitin e kaluar. Kremlini e ka mohuar përgjegjësinë për sulmin.
Zoti Burns, president i Fondacionit Carnegie për Paqen Ndërkombëtare prej gati pesë vjetësh, do të drejtojë gjithashtu një agjenci që këshillon zotin Biden se në cilat fusha mund të bashkëpunojë me Kinën dhe në cilat të përballet me këtë fuqi botërore në rritje.
Zoti Burns i ngjiti shkallët e karrierës përmes trupit diplomatik dhe shërbeu si ambasador në Jordani nën ish-Presidentin Bill Clinton dhe ambasador në Rusi nën ish-Presidentin, George W. Bush.
Diplomati 64-vjeçar u emërua nënsekretar i shtetit në vitin 2011 nga Presidenti Barack Obama para se të dilte në pension në 2014.
"Bill Burns është një diplomat shembullor me një përvojë që shtrihet dekada të tëra në skenën botërore, për ta mbajtur të sigurt popullin dhe vendin tonë," tha zoti Biden në një deklaratë, kur njoftoi emërimin e zotit Burns në krye të Agjencisë Qendrore të Zbulimit.
"Me përvojën e tij dypartiake, zoti Burns do të sjellë një qasje dhe këndvështrim apolitik për zbulimin," tha ai.
Zoti Biden, i cili është zotua se do të emëronte një ekip zyrtarësh të sprovuar, të gatshëm për të nisur punën që në ditën e parë, nuk ka gjasa të ketë një ekip të kompletuar të sigurisë kombëtare kur të marrë detyrën në 20 janar për shkak të procesit kaotik të transferimit të pushtetit. Presidenti Trump e kontestoi fitoren e zotit Biden në zgjedhjet e nëntorit me pretendime të pabaza për mashtrim të votuesve dhe e vonoi tranzicionin normal.
Për të marrë detyrën, zoti Burns duhet të konfirmohet nga Senati, ku demokratët e zotit Biden do të kenë së shpejti një shumicë fare të vogël.
William Burns ka qenë konfirmuar nga Senati për pesë poste të mëparshme gjatë 33 vjetëve dhe ka ushtruar detyra të ndërlikuara dhe politikisht të rrezikshme, të tilla si drejtimi i sektorit për Lindjen e Mesme në Departamentin e Shtetit gjatë ndërhyrjes amerikane në Irak në vitin 2003, por pa shkaktuar shumë polemika për atë si person.
"Burns do të sjellë një rol të ri udhëheqës në një CIA që është lënë mënjanë gjatë viteve të Presidentit Trump", tha Sir John Sawers, ish-kreu i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete Britanike, MI6.
Demokratët që do të kryesojnë komisionet e zbulimit të Kongresit e mirëpritën emërimin e zotit Burns.
"Si një diplomat karriere nën presidentë demokratë dhe republikanë, ai e ka pozicionuar veten si një nëpunës publik të zgjuar dhe të sprovuar, i pandikuar nga ndërhyrjet politike," tha kryetari i ardhshëm i komisionit të inteligjencës të Senatit, Mark Warner.
"Unë besoj se vendi ynë do të jetë më i sigurt dhe më i përgatitur për t'u përballur me kërcënimet me të cilat ndeshemi falë shërbimit të tij", tha kryetari i komisionit të inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve Adam Schiff.
Megjithatë, një burim nga Kongresi tha se zoti Burns ka të ngjarë të përballet me pyetje në lidhje me programin bërthamor të Iranit dhe sulmin e vitit 2012 ndaj objekteve diplomatike të SHBA në Bengazi të Libisë, në të cilin u vranë dy diplomatë amerikanë dhe dy kontraktorë të CIA-s. Në atë kohë zoti Burns ishte zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.
Presidenti i Zgjedhur Biden u ka bërë thirrje ligjvënësve të konfirmojnë ekipin e tij të sigurisë kombëtare sa shpejt që të jetë e mundur pas inaugurimit të tij. Por përpjekjet e kësaj jave nga demokratët e Kongresit për të ngritur akuza kundër zotit Trump pas sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar nga mbështetësit e tij, mund t’i vonojë emërimet.
Zotit Biden iu deshën disa muaj për të vendosur se cilin do të zgjidhje në krye të CIA-s. Një pretendent i hershëm, ish-zëvendës drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit Michael Morell, u përball me kundërshtime, pasi kishte mbështetur përdorimin e sulmeve me dronë dhe të torturave pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.
Ambasadori Burns ka marrë tre Çmime presidenciale për Shërbim të Shquar dhe nderimet më të larta civile nga Pentagoni dhe komuniteti i zbulimit amerikan.
Ai është diplomuar për histori në Universitetin LaSalle në Filadelfia dhe ka një master dhe një doktoraturë për marrëdhëniet ndërkombëtare nga Universiteti i Oksfordit./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38