Flash News

Bota

Biden flet si president: Nuk do përçahemi, në fund s’do ketë Amerikë të kuqe ose blu, por të bashkuar

Biden flet si president: Nuk do përçahemi, në fund s’do

Kandidati demokrat Joe Biden doli në një deklaratë për mediat pak minuta më parë dhe në fjalimin e mbajtur gjatë procesit të numërimit të votave foli si një president i SHBA-ve.

Biden shprehet optimist se do të jetë fitues, por thotë se është në pritje të numërimit të gjitha votave.

“Po fitojmë shtete të mjaftueshme që na duhen. Jam këtu për të raportuar se kur të mbarojë numërimi besoj se do jemi fitues.

“Kemi fituar shumicën e njerëzve amerikane, kjo shumicë do rritet për ne. Jam shumë krenar për fushatën tonë. Ka qenë fushatë e gjatë dhe e vështirë, por edhe koha që ka kaluar shteti jonë, ka qenë sfiduese.  

Presidenca i përfaqëson të gjithë, kërkon përkujdesje për të gjithë amerikanët. Këtë do bëj unë. Do punoj fort për të gjithë.

Askush s’do na e marrë demokracinë nga duart. Nuk do përçahemi, kam siguri se do jemi triumfues. Kjo s’do jetë vetëm fitorja ime, por e gjithë amerikaneve. Nuk do ketë shtet të kuqe dhe blu, por shtete të bashkuara të Amerikës”, tha Biden.

 


 

 

Të fundit