Flash News

Bota

Biden mban takimin e parë me një udhëheqës ndërkombëtar

Biden mban takimin e parë me një udhëheqës

Presidenti i SHBA Joe Biden ka biseduar me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau në takimin e tij të parë bilateral me një udhëheqës të huaj që nga marrja e detyrës.

Të dy udhëheqësit theksuan përparësitë e politikës së ndërsjellë rreth ndryshimit të klimës dhe Kinës, duke përfshirë lirimin e dy kanadezëve të mbajtur atje.

"Qeniet njerëzore nuk janë çipa këmbimi," tha Biden të martën.

Kanadaja është shpesh destinacioni i zgjedhur për udhëtimin e parë të huaj të një presidenti amerikan, por Covid-19 shkatërroi planet e Biden. Në vend të kësaj, takimi u mbajt në distancë.

Biden, një demokrat, shpreson të rivendosë marrëdhëniet me Trudeau, një liberal, marrëdhënia e të cilit me ish-Presidentin Republikan të SHBA, Donald Trump konsiderohej shpesh jo e mirë.

Trudeau gjithashtu u zotua të punojë me SH.B.A. për të "kaluar Covid, por gjithashtu për t'u siguruar që ne po mbajmë dhe peshën e tërë botës".

Udhëheqësit nuk u morën ne pyetje nga gazetarët, gjë që është e pazakontë në Uashington për një ngjarje bilaterale si kjo.

Të fundit