Flash News

Bota

Biden njofton se SHBA-të do të shpërndajnë 500 milionë vaksina në të gjithë botë

Biden njofton se SHBA-të do të shpërndajnë 500 milionë

Një vit më parë, SHBA ishte në pikun e pandemisë, shkak i cili solli anulimin e samitit të G7-ës. Ndërsa tashmë, SHBA po shfaqet si një model për mënyrën se si të dalësh me sukses nga më shumë se 15 muaj krizë globale.

Presidenti Joe Biden po takohet me udhëheqësit e G7-ës në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit, që nga marrja e detyrës. Në një fjalim në prag të samitit, Biden do të zbulojë sot planet e SHBA-së për të dhuruar 500 milion vaksina në të gjithë globin gjatë vitit të ardhshëm. Zyrtarët amerikanë thonë se Biden do iu kërkojnë udhëheqësve të G7-ës të bëjnë të njëjtën gjë, të dhurojnë vaksina për vendet e varfëra, raporton AP.

Shtetet e Bashkuara janë përballur me presion në rritje për të përshkruar planin e saj global të ndarjes së vaksinave, veçanërisht pasi pabarazitë në furnizim në të gjithë botën janë bërë më të theksuara dhe kërkesa për vaksina në SHBA ka rënë ndjeshëm në javët e fundit.

Të fundit