Flash News

Bota

Biden pëson dështim, shtyhet votimi i projektit prej 1 trilionë dollarësh

Biden pëson dështim, shtyhet votimi i projektit prej 1 trilionë

Presidenti amerikan Joe Biden ka pësuar një dështim pasi Kongresi vonoi votimin e planit infrastrukturor prej 1 trilion dollarësh, shkruan BBC.

Një pjesë e Partisë së tij Demokratike refuzon të ecë përpara me planin derisa Kongresi të nënshkruajë një plan të veçantë prej 3.5 trilion dollarësh për mirëqenien dhe ndryshimin e klimës.

Ai plan është në qendër të axhendës së partisë për qeverisjen. Fatura prej 1 trilion dollarësh për punët publike, e cila do të zbatohej për transportin, sistemet e ujit dhe projekte të tjera, gëzon mbështetje të gjerë, por demokratët liberalë po e lidhin atë me faturën e tyre më ambicioze të mirëqenies dhe ndryshimit të klimës.

Presidenti Biden dhe kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi janë përpjekur të pajtojnë liberalët me centristët.

Sen Bernie Sanders, një ndër liberalët kryesorë tha se çështja nuk ishte "një lojë bejsbolli", por "legjislacioni më domethënës në 70 vitet e fundit".

Një tjetër liberal Ilhan Omar u shpreh: "Përpjekja për të vrarë axhendën e partisë tuaj është çmenduri".

Të fundit