All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Biden shpall gjendjen e katastrofës në Teksas

Biden shpall gjendjen e katastrofës në Teksas
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden
All - Paragraf - 1

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka shpallur gjendjen katastrofës në Teksas, për t'i hapur rrugë ndarjes së sa më shumë fondeve si ndihmë për këtë shtet. Ky vendim ka ardhur si pasojë e motit të keq që ka mbërthyer këtë shtet, por jo vetëm.

Energjia po kthehet në Teksas dhe temperaturat po rriten, por rreth 13 milionë njerëz ende nuk kanë ujë të pastër në banesat e tyre.

All - Paragraf - 3

Në të gjithë SHBA-në janë regjistruar rreth 60 viktima nga i ftohti i acartë. Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden tha se kishte "urdhëruar ndihmë federale për të shtuar përpjekjet e rimëkëmbjes së shtetit dhe asaj lokale në zonat e prekura nga stuhitë e mëdha të dimrit".

"Ndihma mund të përfshijë grante për strehim të përkohshëm dhe riparime shtëpish, kredi me kosto të ulët për të mbuluar humbjet e pronave të pasiguruara dhe programe të tjera për të ndihmuar individët dhe pronarët e bizneseve të rikuperohen nga efektet e katastrofës", tha ai.

Biden ka qenë në kontakt me kryetarët e bashkive të disa prej qyteteve më të mëdha të Teksasit, të tilla si Hjustoni, Austin dhe Dallas, për të siguruar që ata të kenë qasje në burimet qeveritare, tha një zyrtar i administratës.

Disa shtete të tjera të jugut të goditura nga stuhitë e borës dhe akullit këtë javë kanë raportuar gjithashtu ndërprerje të shërbimit të ujit.

Të fundit